Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e një fermeri nga Fieri i cili denoncon shpopullimin e Shqipërisë.
Ai shprehet se fuqia blerëse ka rënë si pasojë e largimit të shqiptarëve jashtë vendit.
Personi në fjalë bën gjithashtu thirrje që të rinjtë të ngrihen dhe të shpëtojnë Shqipërinë.
“Nje thirrje qe buron nga thellesite e nje shpirti te revoltuar!”, e quan ish-kryeministri Sali Berisha apelin e qytetarit për tragjedinë kombëtare që po përjeton vendi.
Fermeri Astrit Lamaj: “Ja, makina plot. Ku ka njerëz këtu. S’ka fuqi blerës, dy pleqë… Shqipërinë e shitën. Pse nuk ngriheni ju djemtë dhe vajzat e reja. Ngrihuni dhe jepini krah Shqipërisë. Iku Shqipëria, mbaroi, u shit. Ne s’kemi mundësi më. Ju kërkoni sërish dhjamë nga ne. Çohuni njerëz, u shit Shqipëria. Unë prodhoj dhe dal e shes këtu. Çfarë fitoj unë këtu? Quhem Astrit Lamaj dhe jam nga Cakrani. 5 pleq kanë ngelur në Shqipëri, po talleni me këtë popull”.