Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Suharekë, si pasojë një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Është një vetaksident trafiku me fatalitet, një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime”, pohoi Osmanollaj.
Numri i aksidenteve është rritur kohëve të fundit në Kosovë.
Ndërkohë Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.