• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

1.5 milionë euro pasuri, si u zbulua shqiptari që bënte kërdinë në Itali

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
1.5 milionë euro pasuri, si u zbulua shqiptari që bënte kërdinë në Itali
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pesëmbëdhjetë vjet histori dashurie dhe krimi të një shqiptari me një italiane përfunduan me sekuestrimin e mbi një milion e gjysmë euro pasuri.

Bëhet fjalë për shtëpi, toka, madje edhe të një kompanie softueri. “Trashëgimia që i përket një qytetari 54-vjeçar shqiptar, Pazait Kasaj, dhe e regjistruar te partnerja e tij italiane, Giovanna Iannotta, 44 vjeç, sipas Policisë Kriminale të Torinos, vinte nga trafikimi i drogës dhe krime të tjera.





Shtetasi shqiptar nga Selenica e Vlorës kishte jetuar me të dashurën italiane për shumë vite, pavarësisht se ishte i martuar me një grua tjetër po italiane, ndërsa ishte në një qeli burgu në Ivrea, ku ishte ndaluar për drogë”, shkruanin dy ditë më parë mediat italiane.

Hetimi, i drejtuar nga Barbara De Toma, nisi pasi 54- vjeçari Kasaj u ndalua disa herë në makina që i merrte me leasing. Makinat ishin shumë të shtrenjta dhe gjithmonë të ndryshme. Hetuesit dyshojnë se çifti ka krijuar pasuri duke përfituar nga aktivitete të jashtëligjshme, pasi pasuritë e tyre të patundshme konsiderohen joproporcionale me të ardhurat.

HETIMET

Një detaj që ka ngjallur dyshime u konfirmua kur Policia verifikoi se si ky person ishte bërë pronar i disa pasurive të paluajtshme.

“Nga ana tjetër, ai kishte një karrierë të gjatë kriminale, nga vjedhjet në çështjet e drogës, që në vitin 1998 e bëri atë të shkojë në burg për 275 kg marijuanë”, shkruajnë mediat italiane.

Pazait Kasaj u arrestua në Ivrea, ku filloi edhe dashuria me një grua italiane, me të cilën u martua. Por për 15 vjet ai ishte i lidhur me 44-vjeçaren, pronare e një kompanie të marketingut softuerik, tashmë e dënuar për përdorim të paautorizuar të kartave të kreditit.

Dyshimi i agjentëve të Policisë Kriminale është se ai, tashmë i përfshirë në të kaluarën në episodet e krimeve të trafikut të drogës, ishte “mendja”, ndërsa ajo në zbatim të ideve të tij kishte arritur të ndërtonte një pasuri të patundshme që është joproporcionale me të ardhurat e saj.

Mediat italiane numërojnë si pasuri të sekuestruara, 14 shtëpi në Vercelli, një ndërtesë në Nichelino, të tjerë në Carmagnola, ku gjithashtu ka edhe një sipërfaqe toke. Të gjitha këto pasuri përfunduan të konfiskuara së bashku me kartat e kreditit dhe llogaritë rrjedhëse për një total prej 1 milion e 650 mijë euro./panorama

Pas

Deputetja që kundërshtoi Bashën, “shuplakë” Mazhorancës për zgjedhjet në A.SH

Para

‘Shëndetësia falas e Rilindjes me çmime parkimi si në Dubai’ (FOTO)

Para
‘Shëndetësia falas e Rilindjes me çmime parkimi si në Dubai’ (FOTO)

‘Shëndetësia falas e Rilindjes me çmime parkimi si në Dubai' (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar