• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Deputetja që kundërshtoi Bashën, “shuplakë” Mazhorancës për zgjedhjet në A.SH

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Deputetja që kundërshtoi Bashën, “shuplakë” Mazhorancës për zgjedhjet në A.SH
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fatjona Dhimitri është njëra nga deputetet e reja që fut në parlament, pasi PD la mandatet. E dalë nga lista demokrate e qarkut Gjirokastër, Dhimitri pasi u fut në Kuvend mori edhe drejtimin e Komisionit të Medias i lënë bosh nga Albana Vokshi e PD.

Por nga kjo deputet këtë të hënë, mbushur me zhvillime politike ka ardhur një tjetër lëvizje befasues. Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ka njoftuar Presidentin Meta në lidhje me parregullsitë në procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.





Në letrën e saj publike, Dhimtri ndalet veçmas në figurën e Gjinushit, që sipas saj gjatë kohës kur ka bërë fushatë për të marrë drejtimin e A.SH ka qenë njëkohësisht edhe kryetar i partisë Social Demokrate.

FATJONA DHIMITRI

Drejtuar:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta

I nderuar zoti President,

Si ligjvënëse në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sapo kam marrë detyrën e kryetares së Komisionit të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik, po ju shkruaj për t’ju informuar për atë çka po ndodh në Akademinë e Shkencave. Në datën 24 maj 2019, pranë këtij institucioni të mendimit shkencor janë zhvilluar zgjedhjet për konstituimin e kryesisë se tij.

Po ju drejtohem edhe publikisht, meqë edhe punimet e komisionit për çështjen e reformimit të Akademisë së Shkencave janë bërë publike; sepse debatet për zgjedhjet atje janë bërë gjithashtu publike dhe sepse konstatoj se ka një interesim të rritur publik për çështjen në fjalë, para të cilit dëshiroj të pozicionohem hapur dhe me transparencë.

Në komisionin që drejtoj prej gati një muaji, ndihem e vendosur në një pozitë të pakuptimtë nga ana e drejtuesve të Akademisë së Shkencave. Nga njëra anë jemi futur në një proces ligjbërjeje për ta reformuar Akademinë e Shkencave, kurse nga ana tjetër, atje u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin dhe kryesinë e saj sipas një ligji që vetë Akademia e Shkencave propozon me ngulm ta ndryshojmë.

Paradoksi shkon më tej, ku zgjedhjet u realizuan me kandidatura pa rivalë, pa platforma të shkruara të bëra publike, pa tërhequr vëmendjen dhe interesimin e opinionit shkencor të vendit dhe ku 7 akademikë kanë votuar me zarfe me postë, çka cënon anonimitetin e votës, prandaj nuk e parashikon asnjë normë juridike, mbi së paku 7 akademikë votues janë mbi moshën 75 vjeç (një parashikim të tillë e ndalon edhe ligji, edhe statuti), duke deformuar korpusin elektoral, si edhe në një mbledhje që thirret në kushtet kur Kryesia e Akademisë, e vetmja që mund ta thërriste legjitimist, ka kohë që nuk ekziston, kur sekretari shkencor prej kohësh ishte me mandat ligjërisht të përfunduar.

I nderuar zoti President, si një ligjvënëse në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ju drejtohem duke i cilësuar zgjedhjet e pretenduara në Akademinë e Shkencave me boshllëqe shumë serioze në legjitimitetin e tyre ligjor, pra në kundërshtim me ligjin. Është një imazh dhe një precedent shumë i dëmshëm përpara të gjithë komunitetit shkencor dhe universitar të vendit.

Gjej rastin të pohoj, se në kundërshtim me ligjin në fuqi, personi i zgjedhur si kryetar i Akademisë së Shkencave është pikërisht një ish-kryetar partie në koalicion qeveritar, ishKryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe më parë akoma, ishministër në periudhën e totalitarizmit.

Përtej gjykimeve politike, sipas ligjit në fuqi z. Skënder Gjinushi nuk duhet të ishte fare anëtar Akademie duke qenë kryetar i një partie politike, pasi gjithë fushatën për kryetar Akademie e zhvilloi duke qenë në të njëjtën kohë edhe kryetar i PSD-së dhe duke ushtruar dashur pa dashur presione si politikan mbi trupin zgjedhor. Në momentet e zgjedhjes dhe të votimit, ai ishte gjithashtu juridikisht kryetar i një partie i shpallur publikisht në koalicionin qeveritar.

Paligjshmëria e zgjedhjeve për Kryesinë e Akademisë së Shkencave vijon në forma të tjera edhe në komisionin që unë drejtoj, me dukuri të pashpjegueshme, madje disi të papranueshme për një ligjvënëse. Ndonëse e di se ky aspekt i dytë tani për tani është jashtë vëmendjes suaj institucionale, dëshiroj megjithatë t’ju informoj paraprakisht se edhe paraqitja e projektligjit për Akademinë e Shkencave nga ana e koleges deputete të grupit iniciator, u bë me shumë të meta, që janë të natyrës të mosrespektimit të procedurave dhe të vetë Kushtetutës së shtetit shqiptar.

Kështu, projektligji nuk u shoqërua me një raport për të legjitimuar shpenzimet e zbatimit të tij, duke u përmbledhur vetëm në një fjali me gjashtë a shtatë fjalë. Po ashtu, përzgjedhja e të ftuarve për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit ishte seleksionuese dhe e papërligjur. Refuzoj ta pranoj që në atë mbledhje të ishin ekskluzivisht ndonjë deputet propozues, si edhe persona nga Akademia e Shkencave, ndërsa mungonin palë të tjera të interesuara, sidomos katedra, universitete dhe faktorë të brendshëm në Akademinë e Shkencave, që janë deklaruar publikisht dhe zyrtarisht në kundërshtim me këtë projektligj. Po ashtu, paraqitja e projektligjit në fjalë nuk dëshmonte asnjë studim paraprak, asnjë konsultim paraprak, asnjë shkëmbim paraprak mendimesh me akademikë, universitarë dhe personalitete të shkencës dhe kulturës në vend.

Mbetet krejt e paqartë dhe jotransparente për mua si kryetare e Komisionit, por edhe deputete, se cili është autori i vërtetë i projektligjit që na ka ardhur në Komision si iniciativë ligjore e deputetëve.

Sepse unë juridikisht, me iniciativë ligjore kuptoj më së pari përmbajtjen e një projektligji dhe jo faktin se kush e përcjell formalisht atë në Kuvend! Nga krahasimet e bëra me tekste të tjera, më rezulton se përmbajtja e atij projektligji nuk është e grupit të deputetëve që konsiderohen formalisht si iniciatorë. Pra, për rrjedhojë, si kryetare e tij kam bindjen e brendshme se duke qenë një projektligj i formuluar nga grupi i punës ngritur me urdhrin e ministres të Arsimit, ai projektligj në substancë do duhej që nga Ministria e Arsimit të shkonte në qeveri e të ishte qeveria që të na e përcillte në Kuvend! Jo sikurse po bëhet!

E theksoj, sepse sipas bindjes sime juridike, edhe mbledhja e Komisionit që unë drejtoj për paraqitjen e projektligjit në fjalë është e parregullt proceduralisht dhe ligjërisht.

E pakuptueshme dhe e pashpjeguar mbetet edhe pozita e zonjës Besa Shahini, ministre e Arsimit.

Nuk ka shpjegim, se përse një tekst që ajo e kishte në sirtarët e vetë në zyrat e Ministrisë, nuk e sjell në qeveri, por i ikën përgjegjësisë së saj duke ia kaluar atë një grupi deputetësh!

I nderuar zoti Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë,

Më lejoni pa dashur në asnjë mënyrë të përzihem në kompetencat tuaja të larta, t’ju bëj të ditur paraprakisht defektet procedurale dhe substanciale me të cilat po shoqërohet përpilimi i këtij projektligji, si edhe t’ju shpreh mendimin e bindjen sime mbështetur në fakte, se zgjedhjet e 24 majit 2019 në Akademinë e Shkencave janë në kundërshtim me ligjin.

Me respekt, Av. Fatjona Dhimitri

Deputete e Kuvendit të Shqipërisë

Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik

Pas

Solidarizim me të prekurit nga tërmeti, 6 bashki në ndihmë të Korçës

Para

1.5 milionë euro pasuri, si u zbulua shqiptari që bënte kërdinë në Itali

Para
1.5 milionë euro pasuri, si u zbulua shqiptari që bënte kërdinë në Itali

1.5 milionë euro pasuri, si u zbulua shqiptari që bënte kërdinë në Itali

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar