Përmes një letre drejtuar, kreut të Kuvendit, kreu i Grupit të Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkon që Kuvendi në mbledhjen e kësaj jave të diskutojë në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për të ç’dekretuar 30 Qershorin si datë zgjedhjesh.
Në letrën e Ballës drejtuar Ruçit, ky ishte një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me parimet Kushtetuese dhe për këtë duhet që në fund të dalin me një mocion për shkarkimin e Presidentit.
“…është një akt që synon të pengojë në mënyrë të kundërligjshme realizmin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendorë…”- shkruan Balla ndër të tjera.
Letra e Ballës: