Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo 1 muaji. Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Në Kinë, vitet përllogariten sipas sistemit kohor të hënës.
Viti i Ri Kinez fillon më 1 shkurt dhe ka 12 kafshë të cilave u përgjigjen vite të caktuara: miu, bualli, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, dhia, majmuni, gjeli, qeni dhe derri.
Viti 2022 do të jetë viti i Tigrit, i cili ndodh vetëm çdo 60 vjet. Kjo shenjë e zodiakut kinez është e njohur për fuqinë, guximin dhe prirjen për ta bërë çdo gjë të madhe. Njerëzit e shenjës Tigrit kanë cilësi të tilla si guximi dhe lidershipi, ata nuk ndalen. Megjithëse të njëjtat tipare i bëjnë ata të jenë impulsivë dhe rebelë.
Ka pesë elementë të zodiakut kinez: zjarri, toka, metali, uji dhe druri; uji është elementi që lidhet më shumë me emocionet, megjithëse ka edhe një nga forcat më të mëdha të natyrës, e cila lidhet me paparashikueshmërinë. Tigri i përket elementit të ujit.
Tigri njihet si një simbol i fuqisë, shpesh i lidhur me perandorët dhe mbretërit. Tigrat janë të pavarur, të patrembur, besnikë dhe kanë vetëvlerësim të lartë. Ata janë të fortë përballë vështirësive dhe nuk tërhiqen kurrë nga sfidat; janë këmbëngulës dhe të vendosur.
Numrat me fat për ta janë 1, 3 dhe 7. Sigurohuni që të qëndroni larg ngjyrës së bardhë dhe numrave 4 dhe 9 gjatë gjithë vitit.
Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020
Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021
Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022
Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023
Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024
Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025
Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, 2026
Bricjapi: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015, 2027
Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016, 2028
Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017, 2029
Qeni: 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018, 2030
Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019, 2031