Një ngjarje e rëndë është shënuar në prag të festimeve të Vitit të Ri në Indi. Bëhet me dije se 12 persona kanë ndërruar jetë teksa 14 të tjerë u plagosën pas një konflikti në një tempull fetar.
Incidenti u regjistrua teksa pelegrinët po vizitonin faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmir.
Në një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale kryeministri Narendra Modi u shpreh se është i pikëlluar për njerëzit që humbën jetën. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.