Modelja Beniada Nishani i ka treguar aktores Arjola Demiri brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP” për një debat që ka patur me të atin.
Ai ka refuzuar në fillim angazhimin e saj profesional, gjë e cila ka sjellë shumë përplasje në familje.
“Bëra punët e para si modele dhe babi im që më thoshte që nuk e donte punën time. Unë acarohesha edhe i thashë se nuk e respekton punën time. U nisa për punë në tren dhe babi më merrte në celular dhe më shkruante mesazhe. Unë i bllokova thirrjet edhe pastaj më merrte nga numri i mamit. Unë vazhdova t’i mbaja inat”, tregoi ajo.