Gjatë konferencës për mediat sot Lulzim Basha u shpreh se pavarësisht paralajmërimit të Komisionit të Rithemelimit për daljen e tij nga selia në 5 Janar, Partia Demokratike është e përgatitur për çdo situatë. Duke lënë të kuptojë që Basha nuk do të dalë nga selia, ai pohoi se në 5 Janar asgjë nuk do të ndodhë.
Pyetje: Afati 5 janar?
Basha: Dua t’i them të gjithë demokratëve që asgjë nuk do të ndodhë. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që jemi të përgatitur për çdo situatë dhe nuk lejojmë trekëndëshin e Bermudës që ta zhvendosë betejën nga lufta kundër regjimit te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm.
Pyetje: A jeni i gatshëm për negociata me Berishën për të ardhmen e PD-së duke zgjedhur një të tretë?
Basha: Ëndrra e Edi Ramës për ta damkosur PD-në me non-grata mori fund në 9 shtator. Demokratët zgjodhën të ardhmen. Ndaj vendimi i tyre është i qartë, jo vetëm një vendim që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ta lëmë pas të shkuarën. Nuk ka më kthim pas. Ky është lajm i keq për Edi Ramën dhe trekëndëshin e Bermudës por lajm i mirë për shqiptarët.