• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

A do të bashkëpunonte me Berishën? Edi Rama e thotë troç, fut në lojë edhe Erion Veliajn

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
A do të bashkëpunonte me Berishën? Edi Rama e thotë troç, fut në lojë edhe Erion Veliajn
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë konferencës që zhvilloi se nëse ka pasur ndikim që Lulzim Basha të qendronte gjatë këtyre viteve në krye të PD dhe a do të bashkëpunonte me Berishën nëse pas 6 janarit ai do të merrte drejtimin e kësaj force politike.

“Janë dy burra në një hall të madh. Askush nuk e zgjidh dot”, tha Rama, duke bërë me dije se tashmë kohën do ua dedikojë njerëzve të thjeshtë.

“Ka vetëm një këshillë: Mos u merr me ta. Mos u merr me këtë punë. Për këtë arsye trajektorja jonë do jetë komplet tjetër. Duke filluar nga tani e deri në fund të mandatit. Do bëjmë çmos që të shkojmë më pranë njerëzve. Që politika të bëhet një mjet në funksion të njerëzve, pa dallim majtas dhe djathtas. Si te rindërtimi, nuk ka të majtë dhe të djathtë por qytetarë që duhen ndihmuar”, u shpreh fillimisht ai.

Më pas gazetarja e pyeti për Bashën dhe Berishën dhe kryeministri e tha qartë se nuk do të “përzihej” me ta dhe në hallin e tyre. “S’kam asnjë arsye dhe dëshirë të merrem as me njërin e as me tjetrin”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

A keni pasur ju ndikim për ta mbajtur Lulzim Bashën në krye të PD? Ka pasur bashkëpunim jashtë syrit të publikut? Nëse pas 6 janarit opozita do drejtohet nga Berisha, ju do vazhdoni t’i qëndroni asaj që keni thënë se do bashkëpunoni me opozitën?

E di Rama: Nga statistikat e mua, dita prodhon më shumë gënjeshtra se të vërteta. Akuzohet kryetari i Bashkisë së ka blerë një super makinë luksi. Akuza merr dhenë. Ndërkohë makina është e dikujt tjetër, e parkuar para Bashkisë. Akuzohem unë që paguaj 730 mijë euro për avion në vit. Akuza merr dhenë, fillojnë sharjet. Gënjeshtër fund e kryje. Pa bravë fare. Kështu ka plot e plot.

Për tu kthyer te Lulzim Basha. Lulzim Basha është një nga da anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të pamerituar. Është një fund i përgatitur prej vitesh, as nga unë e as nga ju, e as nga shqiptarët, por pikërisht nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që ëhstë përgatitur me këmbënguljen e verbër për të përsëritur të njëjtën gjë për rezultate të tjera.

Një forcë politike që nuk ka prodhuar prej vitesh asgjë tjetër, përveç mite fitoresh të vjedhura. Sherre që kanë dëmtuar vendin, rrëmuja që kanë dëmtuar vendin. Përpjekje për të ardhur në pushtet pa pasur asnjë kapacitet real për të qeverisur. Unë s’kam asnjë punë as me njërin as me tjetrin. Janë dy burra në një hall të madh. Askush nuk e zgjidh dot.

Hallin e tyre e kanë kthyer në hall të partisë dhe duan ta kthejnë në hall të Shqipërisë. Nuk mund të them se çfarë do të sjellë e ardhmja, s’kam asnjë arsye dhe dëshirë të merrem as me njërin e as me tjetrin. Edhe kohën që ma kanë marrë, nuk kam për tua dhënë me se do merrem me njerëzit e zakonshëm. Nuk kam asnjë preferencë. Është një marrëzi e ndarë përgjysmë.

Pas

“Unë nuk shqetësohem” A po heton SPAK zyrtarë të Partisë Socialiste? Ja si përgjigjet Rama

Para

E rëndë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, humb jetën një person

Para
E rëndë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, humb jetën një person

E rëndë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, humb jetën një person

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar