Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjet e fundit të pazbuluara që kanë ndodhur në Elbasan- Peqin, Rrogozhinë.
Ai deklaroi se viktimat kanë qenë shtetas që sapo kanë ardhur nga jashtë.
Sipas Hoxhës, autorët kanë patur akses në sistemin “TIMS”.
“Kjo është një çështje komplekse. Disa nga vrasjet e pazbuluara që kanë ndodhur në Elbasan-Peqin Rrogozhinë, viktimat kanë qenë shtetas që sapo kanë ardhur nga jashtë, që do të thotë se autorët vrasjeve kanë pasur akses në sistemin Tims dhe çdo punonjës policie që hyn aty lë në gjurmë.
Vrasje që kanë pasur objektiv shtetas që sapo kanë ardhur në Shqipëri. Informacionin e kanë marrë brenda radhëve të shtetit. Bota e krimit nuk e ka pasur asnjëherë të vështirë të sigurojë të dhëna sensitive”, u shpreh Artan Hoxha në Abc News.