Një qytetare nga Durrësi me emrin Naxhije Shkreta, tregon se si ka rënë pre e mashtrimit nga ana e shtetasit Fisnik Syla, i cili është njëkohësisht dhe bashkëshort i këngëtares Fjolla Morina.
Sipas saj, Syla i premtoi një vend pune për djalin në Belgjikë, por si fillim duhet të bëheshin dokumentat dhe për këtë fammilja Shkreta duhet të paguante 10.500 euro.
Paratë u dhanë, po nuk u bënë as puna, as dokumentat e as shuma nuk u kthye mbrapsht.
Naxhije Shkreta: Jam drejtuar “Stop”-it për një mashtrim ose më saktë kemi rënë pre e një mashtrimi familjarisht nga biznesmeni Fisnik Syla për të dërguar djalin në Belgjikë me letra të rregullta. Fillimisht u njoh im bir në Instagram. Pasi u takuam, na kërkoi një shumë të hollash që ishte deri në 20 mijë euro, pastaj erdhi gradualisht duke u ulur. Në momentin që tha duhen kaq dhe aq, unë kam qenë dërguesja e lekëve. Pagesa ka qenë për letrat sepse personi në fjalë nuk mund ta mbante tim bir pa letra në punë sepse sipas rregullave të shtetit bleg nuk mund të figurosh në punë pa letra. Shuma ka vajtur 10.499 euro. Letrat dhe faturat i kam këtu, dërgesat i kam bërë unë personalisht. Tani që unë flas, nuk kam asnjë zgjidhje.
Emisioni “Stop” kontaktoi në telefon me zotin Syla, i cili mohoi që të kishte lidhje, apo dijeni për këtë ngjarje. Ai tha se do e verifikojë situatën dhe si për habi, pak ditë pas telefonatës nga “Stop”, paratë u kthyen në llogarinë e familjes Shkreta.
Fisnik Syla: Kjo është një shpifje komplet e dikujt. Unë nuk e di e kujt qenka kjo, por unë e zbuloj menjëherë. Më vjen shumë mirë që më tregove. Unë kam hotele në Belgjikë, restorante, kam gjëra, po më këto gjëra s’jam marrë ndonjëherë.
Gazetarja: Unë nuk besoj se dikush tjetër ju përdor telefonin tuaj sepse besoj se bisedat janë bërë në ËhatsApp, ku ne po flasim bashkë tani.
Fisnik Syla: Jo, jo! Nuk po them, absolut, ky është numri im. Edhe unë po të them. Ma dërgo numrin dhe unë i përgjigjem, ma dërgo numrin e atyre personave, që mos ta zmadhojmë këtë gjë dhe unë e kontaktoj familjen. Kaq di të them!