Prokuroria e Lezhës kërkon 7 vite burg për policin Kol Kola.
Bëhet me dije se Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 7 vite burg për ish-efektivin, pasi ky i fundit tentoi të përdhunojë një vajzë të mitur.
Përmendim se ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 29 prill të këtij viti, ku SHÇBA njoftoi se polici 62 vjeç ka mashtruar të miturën duke e shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas në një banesë që ai e kishte në përdorim.
Ai e ka ngacmuar vajzën seksualisht, por për fat të mirë ka arritur të largohet nga banesa duke i shpëtuar kështu abuzimit seksual.