Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte pranë fushë Milotit, në aksin Laç-Lezhë, ku një mjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Si pasojë ka mbetur i lënduar një person, ndërsa në makinë udhëtonin katër anëtarë të një familje, një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur bashkëshortja e drejtuesit, e cila është dërguar menjëherë drejt spitalit për mjekim.
Mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mungesa e sinjalistikës në rrugë.