Në një deklaratë për mediat deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka njoftuar nga selia blu se më datë 19 shkurt do të zgjedhin kryetaren e LDG.
Ajo ka thënë se gratë do të gjejnë mbështetje gjatë garës, pasi kjo forcë politike i është mirënjohese kujtdo që ka mbajtur parimin e demokracisë dhe respektimit të tyre.
“Analizat që do vijojnë me grupe të tjera pune. është e nevojshme ta bëjmë këtë komunikim me zonjat demokrate .Kjo është fillesa e një sistemi që siguron garën. LDG ka histori suksesi, me suksese ne profesion dhe politikë. Disa kanë qenë emblema. Kemi qenë krenar dhe të nderuar. Grupo i punës janë zonja deputete kryesisht dhe i kanë respektuar strukturat e gruas në disa qarqe. Ne dhe zonjat jemi të përjashtuar nga gara.
Jemi jashtë çdo lloj konflikti. Ky proces do të hiqet nga grup për të mos shtrem. Nisim në datën 5 janar në degët në LDG për 3 javë procesi me zgjedhjet me analizën, performancën.
Analizë dhe performancë për faktin se ka munguar gara dhe konkurrenca duke mos siguruar transparencë.
Pavarësisht gra të LDG kanë ditur të qëndrojnë aty dhe të jenë kontributore të mëdha ne degë dhe LDG. Ato do të gjejnë mbështetje. Jemi mirënjohëse kudo që kanë mbajtur parimin e demokracisë dhe respektimit të parimeve.
Pas 3 javëve të analizës dhe hapjes së anëtarësimeve, do të nisim zgjedhjet në nivel dege. Platformat do të regjistrohen. Në 6 shkurt do të zhvillohen zgjedhjet për nivel dege. Pas datës 6 do të fillojë gara për qarkun. Në 19 shkurt me zgjedhjen e kryetares së LDG”, u shpreh Grida Duma.