• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Partizani “sheh makthe” në “Air Albania” ndaj Tiranës, asnjë fitore dhe 11 gola të pësuar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Partizani “sheh makthe” në “Air Albania” ndaj Tiranës, asnjë fitore dhe 11 gola të pësuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së enjtes, në stadiumin “Air Albania” u luajt derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Një derbi që dhuroi shumë emocione dhe që u vendos në minutën e 100-të teksa goli i Redon Xhixhës i mundësoi triumfin Tiranës me rezultatin 1-2.

Një derbi i vendosur në ekstrem ashtu si edhe derbi i parë historik i luajtur në stadiumin Air Albania, ai i datës 13 dhjetor, në sezonin 2019-20, ku goli i Cobbinah në minutën e 90-të i dhuroi bardhebluve po fitoren me rezultatin 1-2. (Më parë për Tiranën kishte realizuar Batha, ndërsa për Partizanin Bardhi).

Në fakt, duket sikur stadiumi Air Albania i sjell shumë fat 25-herë kampionëve të Shqipërisë pasi përveç se kanë fituar dy herë në limitet e kohës ndaj të kuqve, nuk kanë humbur asnjë nga pesë sfidat e luajtura aty.

Në këto pesë takime të zhvilluara në arenën kombëtare, Tirana ka marrë katër fitore dhe një barazim, teksa ia ka dalë të shënojë plot 11 herë në portën e Partizanit e të pësojë vetëm katër gola. Ndërkohë, sa i takon rezultatit më të thellë, bie në sy suksesi me shifrat 5-1 në sezonin 2019-20.

Sakaq, po në sezonin 2019-20, një ndeshje në Air Albania është mbyllur në barazim 1-1 dhe aty në ekstremet e minutave të ndeshjes, (njësoj si në rastin e Cobbinah dhe Xhixhës) ekzaktësisht në të 92-tën, Ernest Muçi barazoi rezultatin duke zhvlerësuar golin e William Cordeiro teksa i dhuroi një pikë të çmuar ekipit të tij që më pas fitoi titullin. Kujtojmë se edhe ndeshjen e parë derbi të këtij sezoni, Tirana e fitoi në “Air Albania” me rezultatin 1-0 falë golit të Limaj nga pika e bardhë e penalltisë.

Në këtë formë, duket se Air Albania është kthyer në një tabu për Partizanin kur vjen puna te derbi, pasi të kuqtë ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë ndaj bardhebluve në impiantin më modern të Shqipërisë teksa në këtë sezon kanë edhe dy ndeshje të tjera për të ndryshuar historinë.

Ndeshjet derbi në Air Albania:

Sezoni 2019-20/ 13 dhjetor 2019 Partizani-Tirana 1-2

Shënues: 11′ Bardhi/ 7′ Batha, 90′ Cobbinah

Sezoni 2019-20/ 28 shkurt 2020 Tirana-Partizani 5-1

Shënues: 14′ Batha pen, 18′ Batha pen, 64′ aut. Idrizaj, 81′, 90′ Muçi/ 2′ Wlliam Cordeiro

Sezoni 2019-20/ 10 korrik 2020 Partizani-Tirana 1-1

Shënues: 76′ William/ 90+2′ Muçi

Sezoni 2021-22/ 25 tetor 2021 Tirana-Partizani 1-0

Shënues: 45+8′ Limaj

Sezoni 2021-22/ 23 dhjetor 2021 Partizani-Tirana 1-2

Shenues: 86’Stenio Junior/ 27′ Përgjoni, 90+10′ Xhixha
/supersport/

Pas

Disa gjëra që duhet t’i thoni atij/asaj për t’i ndryshuar komplet ditën

Para

Historia e komplikuar e Sabianit, kush është partnerja e re dhe arsyeja pse e mban larg publikut

Para
“Ka hyrë shejtani në shtëpi”/ Debat i ashpër mes Sabianit dhe Einxhel: Na duket sikur flasim me Zotin dhe jo me ty

Historia e komplikuar e Sabianit, kush është partnerja e re dhe arsyeja pse e mban larg publikut

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

22:31 | 12/11/2025
Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar