Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të paktën një herë të ndjejmë sikur dikush është pas nesh dhe po na ndjek, ndërkohë që kur kthejmë kokën, shohim që s’është askush. Pse na ndodh kjo? A ka shpjegim për këtë lloj ndjesie? Sipas ekspertëve, po.
1. Truri ynë mund të na thotë që dikush është duke na parë, edhe nëse s’e shohim me sytë tanë.
Sipas studimeve, ne jemi të aftë të ndjejmë nëse dikush po na sheh, edhe nëse s’e kemi parë konkretisht me sytë tanë. Kjo shpjegon ndjesinë e çuditshme të ndjekjes.
2. Mund të jetë gabim interpretimi
Një shpjegim tjetër që mund ta konfirmojë këtë lloj ndjesie dhe ta bëjë të ndodhë vazhdimisht është kur kthehesh pas dhe sheh që në fakt është dikush që po të sheh. Në fakt, personi tjetër mund të të ketë parë vetëm se ti ke kthyer kokën pas, por në mendjen tënde kjo interpretohet ndryshe.
3. Kjo ndjesi aktivizon një lloj shqetësimi në mendjen tuaj
Kjo ndjesi shkakton një lloj paranoje, që mund të vijë nga qëndrimi në një vend të mbyllur, të panjohur dhe të pasigurtë për ty. Kjo ju shtyn që gjatë gjithë kohës të shihni çfarë ka pas jush, duke ju krijuar ndjesinë e sigurtë që dikush është aty dhe po ju vëzhgon.
4. Duhet të kuptoni se është e rëndësishme fakti që dikush na sheh
Të jesh në gjendje të identifikosh nëse dikush po të sheh ose jo është pjesë e rëndësishme e sjelljes njerëzore dhe lidhet me ndërveprimin mes njerëzve. Komunikimi i emocioneve si inati, dashuria, nervozizmi janë zhvilluar kohë pas kohë dhe jo pa arsye truri ynë është i specializuar në këtë lloj aktiviteti, me qëllim që ne të jemi në alert ndaj gjërave/njerëzve që na rrethojnë. anabel