Policia e kryeqytetit ka arrestuar 3 persona pasi një punëtor 36-vjeçar ra nga pallati ku po punonte dhe humbi jetën. Mësohet se të arrestuar janë shtetasit me iniciale G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, shtetasin me iniciale M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe shtetasin me iniciale M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 36-vjeçari ndodhej në katet e sipërme të ndërtesës ku punonte si çdo ditë, por për arsye akoma të paqarta humbi ekuilibrin edhe ra në tokë duke pësuar vdekjen.
Ngjarja e rëndë u shënua në orën 10:55 të paradites së të shtunës.