• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Policia ndryshon strategji/ “Gara shpejtësie, xhirime gomash” Ja ‘kurthi’ për shoferët problematikë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Policia ndryshon strategji/ “Gara shpejtësie, xhirime gomash” Ja ‘kurthi’ për shoferët problematikë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Policia Rrugore ka vijuar aksionin në rrugët kryesore të Tiranës për të ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët rrezikojnë jetën e njerëzve, pasagjerë apo këmbësorë.

Monitorimi për kapjen e tyre këtë herë është bërë me radarë dhe mjete të pauniformuara dhe gjatë orës policore, kryesisht në Unazën e Re në drejtim të TEG-ut.

Mësohet se gjatë ditëve të fundit janë ndëshkuar 8 drejtues automjetesh me nga 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie.

Gjithashtu në javën që lamë pas janë pezulluar 34 leje drejtimi dhe janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 drejtues të tjerë mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Kontrolle intensive në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës.

Kontrollet, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital, për gara shpejtësie, xhirime gomash, parkime mbi tortuar apo manovra të gabuara në rrugë. Si rezultat i monitorimit me radarë dhe me mjete të pauniformuara, edhe gjatë orës policore, kryesisht në Unazën e Re në drejtim të TEG-ut, gjatë ditëve të fundit janë ndëshkuar 8 drejtues automjetesh, me nga 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie.

Gjithashtu janë ndëshkuar për xhirime gomash, xhama të zinj dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 56 drejtues mjetesh, me masa administrative që varionin nga 10.000 deri në 38.000 lekë të rinj secili. Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar edhe 50 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrollet janë intensifikuar edhe për parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi. Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar 34 leje drejtimi dhe janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 drejtues të tjerë mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë ndëshkuar me masa administrative 5.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për mbajtje të fëmijëve në timon ose në vend të parë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë 30.000 lekë të rinj secili, për shkelje të semaforit, 11 drejtues mjetesh, ndërsa 145 drejtues janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë të rinj, për parkime në vija të bardha, tortuar e vende të tjera ku janë kthyer në pengesë pë lëvizjen e lirë të automjeteve. Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të qendrës dhe sheshit “Skënderbej”, apelon dhe kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin në maksimum lëvizjet që nuk i kanë të domosdoshme, me qëllim moskrijimin e fluksit në trafikun e mjeteve.

Pas

“Përse SPAK nuk po vepron?” Monika Kryemadhi publikon videon dhe bën denoncimin e radhës

Para

“Na çau b*thën” Sherr mes vajzave në “Big Brother VIP”: Po bëni si derdimene (VIDEO)

Para
“Na çau b*thën” Sherr mes vajzave në “Big Brother VIP”: Po bëni si derdimene (VIDEO)

“Na çau b*thën” Sherr mes vajzave në “Big Brother VIP”: Po bëni si derdimene (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar