• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Policat e sigurimit të detyrueshëm dhe historikun e dëmeve tani mund t’i verifikoni online, njoftim kur ju mbaron afati

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Policat e sigurimit të detyrueshëm dhe historikun e dëmeve tani mund t’i verifikoni online, njoftim kur ju mbaron afati
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Të gjithë ata që disponojnë automjete mund të verifikojnë po në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm.

Ata mund të verifikojnë dhe Vlefshmërinë e policës së sigurimit; Historikun e sigurimit të mjeteve në pronësi të qytetarit; Historikun e dëmeve të mjeteve motorike; Njoftimin për përfundimin e afatit të policës së sigurimit përmes SMS-ve.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka njoftuar se çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorik e lëshuar nga shoqëritë e sigurimit do të raportohet në kohë reale në Regjistrin Online të AMF-së, i cili në ndërveprim me e-Albania do t’u mundësojë qytetarëve të verifikojnë po në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm.

Sipas AMF-së, me qëllim lehtësimin e procedurave të qytetarëve, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për t’u pajisur me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ka mundësuar ofrimin e disa shërbimeve elektronike në kohë reale nëpërmjet portalit e-Albania.

Rreth 680 mijë qytetarë që pajisen mesatarisht çdo vit me një policë të sigurimit të detyrueshëm motorik (TPL dhe Karton Jeshil), do të marrin në kohë reale në portalin e-Albania, informacionin  nevojshëm për të katërta shërbimet:

Verifikimi i policës së sigurimit motorik

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Verifikimi i policës së sigurimit motorik”, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik mund të kërkojë nëpërmjet kësaj platforme dokumentin me vulë elektronike, që vërteton se pronari i këtij mjeti ka lidhur kontratën e sigurimit të detyrueshëm motorik. Dokumenti i gjeneruar nga e-Albania përmban:

  • Të dhëna për mjetin motorik, si nr. shasie, targë, lloji i mjetit, modeli, viti i prodhimit;
  • Të dhëna për pronarin e mjetit dhe përdoruesin e tij;
  • Të dhëna për policën aktive të sigurimit, si kodi i raportimit, numër serie, vlefshmëria dhe lloji i policës së sigurimit.

Nëpërmjet këtij shërbimi qytetarët sigurohen në kohë reale se janë të pajisur me një policë të vlefshme për sigurimin e detyrueshëm motorik, duke shmangur rastet e keqinterpretimeve apo abuzimeve.

Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike”, qytetarit i shfaqen mjetet që ka aktualisht në pronësi ose ka patur në pronësi. Për çdo mjet të zgjedhur për një periudhë kohore 7-vjeçare, me kërkesë të qytetarit shfaqen të dhënat historike të policave motorike për mjetin. Dokumenti me vulë elektronike përmban të dhëna për çdo policë sigurimi që lidhet me këtë mjet motorik, si kodi i raportimit, shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit, vlefshmërinë e policës së sigurimit, primin e paguar për policën e sigurimit, targën, specifikat e mjetit, etj. Ky dokument zyrtar u shërben qytetarëve, si atyre rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe atyre brenda vendit për të vërtetuar mbulimin me sigurim të detyrueshëm motorik për një periudhë të caktuar përgjatë 7-vjeçarit të fundit.

Historiku i dëmeve të mjeteve motorike

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Historiku i dëmeve të mjeteve motorike”, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik dhe është bërë shkaktar i një aksidenti rrugor, mund të kërkojë nga kjo platformë për një periudhë 7-vjeçare pas datës së aksidentit, të dhënat që lidhen me aksidentin ku është përfshirë mjeti i tij. Kjo vlen për të gjitha mjetet në pronësi të tij brenda kësaj periudhe kohore. Dokumenti me vulë elektronike, që gjenerohet nga e-Albania përmban disa të dhëna, si datën e aksidentit, të dhënat e mjetit, llojin e dëmit, vlerën dhe statusin aktual të dëmshpërblimit. Ky shërbim u mundëson qytetarëve të pajisen me një dokument zyrtar, i cili mund të përdoret si për qytetarët rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe për nevojat e qytetarëve brenda vendit.

Njoftimi për përfundimin e policës së sigurimit

Shërbimi elektronik “Njoftimi për përfundimin e policës së sigurimit” do të realizohet nëpërmjet dërgimit të mesazhit në seksionin “mesazhet e mia” në e-Albania. Në këtë mënyrë, çdo pronar i mjetit motorik njoftohet për përfundimin e policës së sigurimit, 15 ditë përpara afatit të përcaktuar si datë mbarimi. Kjo shërben për t’i ndërgjegjësuar qytetarët, duke i dhënë atyre kohën e nevojshme për të rinovuar brenda afatit policën e sigurimit të detyrueshëm motorik./Monitor/

 

Pas

Arrestohen biznesmenë, zyrtarë të lartë dhe një ish-kryetar komune

Para

I ftohti “mbërthen” Shqipërinë/ Temperaturat ulen deri në -7 gradë celcius, ja si do të jetë moti në vazhdim

Para
I ftohti “mbërthen” Shqipërinë/ Temperaturat ulen deri në -7 gradë celcius, ja si do të jetë moti në vazhdim

I ftohti “mbërthen” Shqipërinë/ Temperaturat ulen deri në -7 gradë celcius, ja si do të jetë moti në vazhdim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar