Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur të shtunën në Pallatin e Kongreseve ka miratuar një rezolutë të Këshillit Kombëtar të PD.
Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve duke iu referuar selisë së PD.
“Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, vendosi të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim”, shkruan Basha.