• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ti ke sot një avantazh” Grida Duma i drejtohet Bashës: Je më i pafajshmi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Ti ke sot një avantazh” Grida Duma i drejtohet Bashës: Je më i pafajshmi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Deputetja Grida Duma mbajti sot një fjalim në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbledhur nga lideri Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë mesazhit të saj, ajo nuk ngurroi të kritikonte ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin tha se të gjithën po e bënte për interes personal.

Por gjithashtu Duma i bëri të ditur Bashës se mbështetja e saj pa kushte ndaj tij kishte marrë fund dhe ndër të tjera i kërkoi që t’i udhëhiqte demokratët.

Deputetja e PD, Grida Duma:

Këtu duhet të jetë çdo demokrat i vërtetë. Unë nuk mund të isha kurrsesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës, megjithëse ndjej keqardhje të madhe për damkosjen e tij me vulën e listës së zezë të SHBA. Por nuk jam këtu kurrsesi për tu bërë maska anti-zhgënjim e Lulzim Bashës. Ishin pasojat e gabimeve tona dhe të kryetarit që çuan qindra demokratë në mitingun e datës 11. Kam qenë me sytë dhe veshët hapur ndaj atyre që nuk shkuan në atë miting për të luftuar Amerikën. Jo. Në fakt shkuan atje për të larguar kryetarin me një lëvizje anti amerikane të Berishës. Ai ishte mjeti dhe jo qëllimi i tyre. Kjo parti duhet ta bëjë kthimin e atyre demokratëve nga karshillëku i verbër i atyre demokratëve ndaj SHBA. Sytë e mi sot e ndajnë qartësisht ish kryetarin Berisha nga ata demokratë të revoltuar. Veshët e mi e ndajnë qartësisht klithëm e dëshpëruar të Sali Berishës ndaj atyre demokratëve të inatosur. Unë jam me ata demokratë, por jo me Sali Berishën.

Me mendje jam sot këtu jo për Lulzim Bashën por me këta delegatë të thjeshtë. Ama ua them qartë se nëse për hatër të Sali Berishës nuk mund të kontribuoj për një PD të përplasur Sali Berishës. Por as për një aleancë me SHBA nuk do të ndjek verbërisht Lulzim Bashën. Nuk jemi këtu për ti kërkuar dorëheqjen kryetarit. Ndoshta ai duhet ta kishte menduar atëherë kur Sali Berisha nuk ia kërkoi. Do apo nuk do Sali Berisha ti je kryetari legjitim i PD. Mitingu i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot këtë fakt. Askush nuk e di numrin e tyre sepse shumica e demokratëve janë këtu. Ai miting mbetet nul. Askush nga arsyet që i çuan ata demokratë atje nuk është nul. Ne nuk kemi arritur të fitojmë disa herë rresht sepse duhej të mbaje kryetar të njëjtën linjë.

Ti ke sot një avantazh të madh zoti kryetar sepse je më i pafajshmi në këtë mes dhe Sali Berisha është më fajtor. Unë ndjej keqardhje të madhe damkosjen e Sali Berishës. Nuk e hedh poshtë miqësinë e tij pa interes me mua. Kryetar dua të ta them sot se mbështeja ime pa kushte për ty ka marrë fund. Ashtu sic ka marrë fund edhe respekti pa kushte për Sali Berishën. Të hapësh sytë dhe veshën ndaj atyre demokratëve. Kushti im është që të la lëmë atë verbërinë dhe të shikojmë së pari nga vetja. Duhet të jeni ju që të na çoni në fitore. Kushti im për të mbështetur ty është si duhet harruar që të mburrim Edi Ramën me të njëjtin model të tij. Unë sot jam me Lulzim Bashën, por nga sot Lulzim Basha duhet të jetë me demokratët pa përjashtim, por me Sali Berishën jo. Për mua ka humbur autoritetin moral. Të mos merremi më me Sali Berishën më tej. Le të merremi me arsyet që ai i përdor për manipulimin e tij dhe të marrim demokratët e stadiumit mbrapsht. Udhëhiq Lulzim Basha dhe unë do të garantoj mbështetjen time në çdo hap!

Pas

Test: Zgjidhni një letër për të zbuluar se kur do të realizohet dëshira juaj

Para

“Matematicienti im” Topalli nuk i ndahet Bashës për numrin e delegatëve: I bie që në një kolltuk rrinë 3 vetë

Para
“Matematicienti im” Topalli nuk i ndahet Bashës për numrin e delegatëve: I bie që në një kolltuk rrinë 3 vetë

“Matematicienti im” Topalli nuk i ndahet Bashës për numrin e delegatëve: I bie që në një kolltuk rrinë 3 vetë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar