Ish-kryeministri Berisha ka folur për njohjen e parë me Bashën, për të cilin tha se kishte shkuar në zyrën e tij me pantallona të shkurtra, i shoqëruar dhe nga Barend Cohen, njeriu që faktoi helmimin e fëmijëve në Kosovë.
Ai u shpreh se Bashën nuk ia kishte sugjeruar vajza e tij, ashtu siçë shtë përfolur, teksa i pyetur se kur u bind se Basha ishte pasardhësi i tij, ai u përgjigj: “asnjëherë”.
Kur e keni njohur Lulzim Bashën?
Lulzim Bashën e kam njohur që në vitin 1990-1991. AI ka ardhur te unë për herë të parë me Bernard Cohen, një personazh shumë i njohur për ne, pasi faktoi helmimin e fëmijëve në Kosovë. Lulzim Basha mund të ketë ardhur me të me pantallona të shkurtra, se djalë i ri. Që në atë kohë e kam njohur dhe Cohen ka ardhur te unë.
Që nga ajo kohë, unë kisha njohur edhe më shumë Lulzim dhe Aurela Bashën, Aurela bashkë me një zonjë tjetër amerikane ksihin një organizatë me të cilin ndiqnin jetën parlamentare në Shqipëri, por vinin rregullisht edhe në Këshillin e Europës. Ideja e KOP-it më kishte lindur me kohë. Ku t’i gjeja njerëzit. Njihja disa nga këta që punonin në Kosovë. Vajza ime nuk ma ka sugjeruar, absolutisht jo. Ka ardhur me 38 vetë të KOP-it, jo të gjithë nga Kosova, por shumica. Kishin merita, dinin gjuhë, kishin veprimtari me të huaj.
Kur u bindët se ishte pasardhësi juaj në PD?
Absolutisht asnjëherë. Sali Berisha dha dorëheqjen duke deklaruar se përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve në 103 është Sali Berisha. E bëra këtë për t’u hapur rrugën e garës të gjithëve. Asnjë njeri përveç Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit nuk u paraqit për garë. Dëshira ime ishte që ai të ishte udhëheqës i suksesshëm. Kisha kënaqësi kur një gjeneratë e re erdhi në krye.