Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e një investimi të bërë në zonën e Lurës.
Ky lajm nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili i ka shprehur përgëzimet e tij kryeministrit.
Rama: Mirëmëngjes dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë.
Lleshaj: Me këtë rrugë shqiptarëve u hapet mundësia të njohin një ndër pjesët më të bukur te Atdheut. Përgëzime Edi Ramës për fjalën e mbajtur.