Si pasojë e pandemisë në vendin tonë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë kësaj kohe, u regjistruan 301 raste të reja, nga 2396 testime të kryera.
Aktualisht në Shqipëri janë 5474 raste aktive me COVID-19. Në spitalet COVID janë të shtruar 125 pacientë, prej të cilëve 11 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i pandemisë.
Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2396 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 301 qytetarë, në këto bashki: 101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.
Janë 5474 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 67 vjeçë, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 301
Të shëruar në 24 orë 463
Të shtruar në spitale 125
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2396
Testime totale 1,430,984
Raste pozitive 204,928
Raste të shëruara 196,298
Raste Aktive 5474
Humbje jete 3,156
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2568
Fier 645
Gjirokastër 478
Shkodër 360
Durrës 346
Elbasan 278
Berat 261
Vlorë 210
Lezhë 121
Korçë 101
Kukës 57
Dibër 49