Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në një market në Tiranë, ku pas një sherri se kush do paguante i pari, polici Arbër Sula vrau të riun Jurgen Duka. Ndërkohë pas kësaj ngjarje, detaje të reja kanë dalë për policin Arbër Sula.
Sula ishte agjent i i krimeve në Dibër ndërsa njihej si një njeri i qetë. Sipas Euronews, të martën pritej të kryente testin e drogës. Ky proces ka nisur prej shumë javësh në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku deri tani dhjetra policë janë larguar nga detyra.
Arbër Sula, me banim në zonën e Saukut në Tiranë, qëlloi me pistoletë Jurgen Dukës gjatë një konflikti në një market në rrugën “Irfan Tomini”. Më pas 29-vjeçari ndërroi jetë në spital.