Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku humbën jetën shoferi dhe dy nxënës pas sulmit të një autobusi.
Rama shkruan se autorët duhet të marrin ndëshkimin më ekstrem të drejtësisë.
Reagimi i Ramës
Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.
Shoferi Gani Gjokaj mbeti i vdekur në vend, kurse dhe nxënësit Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj përkatësisht 19 dhe 17 vjeç ndërruan jetë në spitalin e Pejës.
Një tjetër nxënës 17-vjeçar mbeti i plagosur, i cili është në gjendje të qëndrueshme dhe do t’i nënshtrohet operacionit.