Ervis Tushe, truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha ka treguar se si ndodhi aksidenti në të cilin u përfshi eskorta e liderit historik të Partisë Demokratike.
Tushe tregon se një makinë e llojit ‘Mercedes 190’ me targa te Kosovës e me ngjyrë të bardhë është futur kundravajtje dhe me shpejtësi të lartë, duke iu rrezikuar jetën atyre dhe vetë Berishës.
Reagimi i plotë:
Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha. Ervis Tusha.