• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Aksion në Tiranë/ Sekuestrohen mallra me vlerë 1 mln euro, arrestohen 6 menaxherë biznesesh

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Aksion në Tiranë/ Sekuestrohen mallra me vlerë 1 mln euro, arrestohen 6 menaxherë biznesesh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestohen për mallra kontrabandë 6 administratorë dhe menaxherë biznesesh në Tiranë.

Ata akuzohen se  kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria.

Mësohet se mallrat nuk i nënshtroheshin regjimit doganor dhe për rrjedhojë janë tregtuar duke shmangur detyrimet.

Në pranga u vunë Anxhela Dauti, 30 vjeçe, Manol Lekaj, 34 vjeç, Bruno Sanija, 37 vjeç Eduard Gjura, 38 vjeç, Kejvi Sulaj, 25 vjeç dhe Bledar Çela, 44 vjeç (të gjithë me banim në Tiranë), administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme. Ata akuzohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Hetimet

Operacioni i koduar “ FAST DELIVERY” u kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin  nga  Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit”, njoftoi policia.

Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës.

Sipas të njëjtave burime, kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore; 300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë afërsisht 1 milion euro); shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Pas

A mori pjesë dhe një grua? Vrau 8-vjeçarin në Fier, zbardhet dëshmia e Klodian Çalamanit

Para

“U takofshim në lule të xhenetit” Politikani shqiptar në zi, mes viktimave të aksidentit në Bullgari është dhe e bija

Të Gjitha

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

nga Fast News
09:30 | 04/08/2025
0

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
09:00 | 04/08/2025
0

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Aksioni tek qumështi e rigoni, ministri njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

Aksioni tek qumështi e rigoni, ministri njofton nisjen e fazës së dytë të formalizimit të tregut

nga Fast News
08:00 | 04/08/2025
0

Recent News

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

09:30 | 04/08/2025
Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

09:00 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar