• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk pritej, Basha mban në dorë Kodin e Sjelljes: Letra e banjos vlen më shumë, revoltohet Balla

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk pritej, Basha mban në dorë Kodin e Sjelljes: Letra e banjos vlen më shumë, revoltohet Balla
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe kreu i grupit të PS-së në Kuvend, Taulant Balla, kanë replikuar më njëri-tjetrin në seancën e ditës së sotme që po mbahet në Kuvend, për Buxhetin e vitit 2022, në vazhdimësi të seancës së nisur prej ditës së djeshme.

Ka qenë kryedemokrati Basha ai që ka dalë i pari dhe me Kodin e Sjelljes në dorë, duke e quajtur si harxhim parash të taksapaguesve të BE. “Më shumë vlen letra e banjos në tualetet e Kuvendit, se kjo letra këtu. Matini dhe njeherë fjalët, mos na e tundni këtë”, tha Basha ndër të tjera.

Kësaj deklarate i është përgjigjur menjëherë Taulant Balla i cili ka thënë se kushdo që do të shkelte rregulloren e Kuvendit, do të merrte ndëshkimin e merituar. Balla kërkoi nga kryetarja që fjala të mos u jepet më deputetëve në momentin që ata e marrin për procedurë dhe bëjnë komente e fyerje për njëri-tjetrin.

Lulzim Basha: E pash dhe unë te pirgu i letrave që na keni vënë përpara. Një bllok bosh. Një harxhim kriminal i parave të taksapaguesve të BE. Pse është një harxhim kriminal parash? Kjo është një koperturë mbi një Kuvend që ka një problem që ka ekzistuar dhe para 2013. I kam thënë ambasadorit të BE, do ja them dhe këtij që është tani.

Këtu në Kuvend ka kriminelë. Këtu tani që flasim, ka kriminelë, në kartelat e Policisë së Shtetit, në kartelat e FBI, në kartelat e Interpolit, në kartelat e DEA-s. Këtu të ulur në Kuvend. Këtu mbrapa (i drejtohet Ramës), është ukur një njeri që ka përdorur fjalorin më të ulët ndaj zonjave të PD.

Më shumë vlen letra e banjos në tualetet e Kuvendit, se kjo letra këtu. Matini dhe njeherë fjalët, mos na e tundni këtë.

Taulant Balla: Kjo është Kushtetuta, kjo është Rregullorja, ky është Kodi i Sjelljes. Të gjitha janë libra që rregullojnë marrëdhënien në këtë sallë. Ju mund të keni përçmimet tuaja për secilën prej tyre. Por të jesh i sigurt ti dhe kushdo që do i shkeli, do marri ndëshkim siç e parashikojnë ato.

Parimi themelor që ju nuk respektoni është e drejta e fjalës. Unë nuk e kuptoj sa kohë duhet të durojmë zonja kryetare, që kur një deputet të marrë fjalën të flasë. Zonja ka një problem të madh me veten. (I drejtohet Grida Dumës). Sa herë del këtu vetëm fyen. Të marrësh fjalën dhe tju thuash këtyre zonjave këtu ju nuk ekzistoni.

Asnjëra nga këto nuk është statuti i PD. Për atë bëj si të duash. Ti lexoje ndryshe, babai jot politik ta lexoj ndryshe. Por sipas kësaj ju do merrni ndëshkimin e merituar. Këto libra ruajnë rendin, Kushtetuta ruan ligjin, rregullorja

Zonja kryetare, nëse në këtë Kuvend do merret fjala pa u dhënë, ky nuk ëhstë më Kuvend. (I drejtohet Lindita Nikollës pasi Basha ngrihet nga vendi dhe flet.

Pas

Bënë kërdinë, dy të rinjtë shqiptarë kapen me 800 mijë euro në çantë

Para

Sherri fizik mes Erion Braçes dhe Ervin Salianjit, ndërpritet seanca në Kuvend

Para
Sherri fizik mes Erion Braçes dhe Ervin Salianjit, ndërpritet seanca në Kuvend

Sherri fizik mes Erion Braçes dhe Ervin Salianjit, ndërpritet seanca në Kuvend

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar