Mbrëmjen e djeshme, një pjesë e banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP” patën mundësinë të festonin në oborr, duke dalë kështu nga dhoma e dënimit. Mirëpo, Dj PM ishte ai që zgjodhi konkurrentët që do të merrnin pjesë në festë, duke lënë në dhomën e dënimit katër të tjerë.
Pas përfundimit të festës, të gjithë u rikthyen në dhomën e dënimit. Por, disa prej tyre kishin pirë shumë dhe nuk ishin esëll. Njëri nga këta banorë ishte edhe këngëtarja Fifi.
Ajo doli në oborrin e dhomës së dënimit për të konsumuar një cigare së bashku me Sabianin dhe me Ilirin. Gjatë bisedës, këngëtarja i tha Shaqirit se është “balerin i dështuar”, ndërkohë që ai ia ktheu se është një “këngëtare gjysmake”.
Ky “debat” i ka ngelur në mendje Ilirit, i cili para se të flinte vendosi ta diskutojë me Sabianin, që është njëkohësisht edhe aleati i tij në lojën në çifte.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Ajo është tra-la-la komplet. Të dhje*sha këngët.
Sabiani: Nesër kur t’i dali pija do e mbajë mend. Mos e mbaj mendjen aty.
Iliri: Jo, jo. Thjesht ça njerëzish…
Sabiani: Tani këtu jemi këtu… S’kemi ça bëjmë.
Iliri: Zhgënjimi më i madh është ‘njerëzit’.
Sabiani: Me shaka e ka thënë. Por nuk di çfarë thotë edhe mërzitet.
Iliri: S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!
Më pas, artisti është munduar që të sqarohet me këngëtaren mëngjesin e sotëm, me idenë se i ka dalë pija dhe është më e kthjellët. Por Fifi i është kundërpërgjigjur keq duke i thënë se nuk është ajo arsyeja pse të gjithë janë dënuar. Kjo sepse Iliri e akuzoi Fifin se për shkak se zgjohet në orën tre të pasdites, të gjithë kanë hyrë në dhomën e dënimit.
Pjesë nga debati:
Fifi: Kena kon tu bo hajgare jashtë.
Iliri: S’janë hajgare.
Fifi: Ti po don me u kap?
Iliri: Jo e kam me gjithë men.
Fifi: Po ti a e man men ça ke thon? Që nuk bojnë këto dënime, nuk mujna me u dënu të gjithë këtu mrena. I mban mend këto. Po ne që jena dënu prej teje e kena rreziku krej b*thën…Më ke thënë oj gjysmake.
Iliri: Ti fillove pra me këto perlat.
Fifi: Ti perla ke pas prej fillimit.
Iliri: Mos pin nëse nuk e mban ça thu.
Fifi: Po ti e ke nis prej fillimit o burrë. Për krejt e ke pas nji sinonim. Mos ja fut po*dhës në shkelm.
Iliri: Jo, jo, po*dhës ia fut ti.
Fifi: Mbaje, kur bën shaka, mbaj shaka.
Iliri: Je shumë dobët si njeri në radhë të parë.
Fifi: U kry, vazhdo.
Iliri: S’ke shans ti me më thon mu ‘Je balerin i dështum’.
Fifi: Unë jam si njeri ë?
Iliri: Po, je shumë dobët pra. Ose kur pin, duhet të dish çfarë pin, ose deri ku e mban pijen.
Fifi: Tani, shpirti jem, unë të dua shumë gjithsesi, por kur bën shaka, mbaje shakanë.
Iliri: S’jam shpirt unë. E ke shumë gabim po të them. Nuk janë shaka.
Fifi: Ishte shaka pasha kuranin. Ishte shaka.
Iliri: Nuk ishte shaka.
Sabiani: Mos u shqetëso.
Iliri: Po jo o burrë, mos u shqetëso. Unë nuk e kam për shqetësimin, unë e kam për fjalën.
Donaldi: Sqaroje pastaj tamam, jo kështu…
Iliri: Rri më përmen mu ajo nominimet. Sikur dolëm vetëm për… le që s’kena bo gjo iher. Këtu jemi se zgjohet në orën tre përditë. Shkon del në festë, vjen nga festa flet perla.
Iliri e mbështeti vazhdimisht Fifin gjatë kohës që banorët e tjerë iu kthyen kundër për raportin që po krijonte me Granit Canën në shtëpi. Por, këngëtarja vendosi të distancohej prej Shaqirit , në mënyrë që publiku ta kuptonte se ajo nuk i përket asnjë “grupi” në “Big Brother VIP”. Balerini nuk e pëlqeu faktin që Fifi vendosi të mos qëndrojë me të, ndërkohë që ai ishte ndër personat e vetëm që e “ngushëlloi” kur ajo qante për ish-futbollistin Cana, i cili është edhe i eliminuari i javës që kaloi.
panoramaplus