Policia ka shpallur në kërkim Erjon Llapushin.
Ai është autori i plagosjes së kryekamarierit në një kompleks në zonën e Labinotit në Elbasan.
50-vjeçari Gazmend Kumaku u godit me sende të forta nga klienti Llapushi, pasi kryekamarieri e njoftoi se tavolina ku ishte ulur, ishte e rezervuar.
Si pasojë e goditjes 50-vjeçari Kumaku ra përtokë, duke përplasur kokën me një pjesë betoni dhe më pas përfundoi në gjendje kome.
Policia e Elbasanit po bashkëpunon me atë të Korçës për kapjen e autorit për të cilin dyshohet se fshihet në zonën e Pogradecit, pasi banon në këtë qytet.
Mbrëmjen e djeshme Gazmend Kumaku ndërroi jetë, pasi ndodhej prej ditësh në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.