• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Sa shpesh duhet të laheni? Shkenca zbulon pasojat që do të keni në shëndet nëse…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Sa shpesh duhet të laheni? Shkenca zbulon pasojat që do të keni në shëndet nëse…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët kanë zbuluar se është më e shëndetshme të laheni rrallë sesa çdo ditë. Larja shpesh dhe me ujë të nxehtë mund të thajë lëkurën tuaj.

Sipas “Bright Side” ekzistojnë disa faktorë të rëndësishëm që duhet t’i merrni parasysh kur vendosni të laheni çdo ditë, apo edhe disa herë në ditë.





Përcaktoni çfarë lloj lëkure keni.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, mund të mendoni se dushi do të largojë vajin që prodhon ajo. Por në fakt ndodh e kundërta. Kimikatet e dëmshme në sapun mund të thajnë lëkurën, duke bërë që gjëndrat e yndyrës të prodhojnë edhe më shumë vaj, dhe fytyra do të duket edhe më e yndyrshme.

Nëse lëkura është e ndjeshme dhe e thatë ose vuani nga sëmundje të lëkurës si psoriaza, më shumë se një dush në ditë mund të shkaktojë inflamacion dhe kruajtje. Disa dermatologë madje rekomandojnë dushin dy deri në tre herë në javë për të shmangur acarimin e lëkurës.

Tregoni më shumë kujdes ndaj flokëve.

Larja me shampo çdo ditë mund t’i bëjë flokët të mos duken mirë, sidomos nëse keni flokë kaçurrela. Nëse jeni një vajzë me flokë kaçurrela, larja e flokëve një herë në javë është e mjaftueshme, sepse flokët tuaj kanë nevojë për yndyrë që lëkura të qëndrojë e hidratuar.

Vetëm njerëzit me flokë të hollë duhet ta lajnë atë çdo ditë, sepse flokët e drejtë dhe të hollë lyhen nga yndyra lehtë dhe duken si të vajosura shumë më shpejt.

Mendoni për orarin tuaj të stërvitjes.

Nëse shkoni shpesh në palestër, mund të dëshironi të laheni më shpesh. Të bësh dush menjëherë pas stërvitjes mund të ndihmojë muskujt të shplodhen, mund të parandalojë aknet e trupit dhe madje të rrisë sistemin tuaj imunitar. E njëjta gjë vlen për njerëzit që punojnë jashtë ose janë të ekspozuar ndaj kimikateve të forta në punë, ata padyshim që do të përfitojnë nga dushet e përditshme.

Përshtatni zakonet e dushit me stinët.

Kur është vapë, është e natyrshme që të ndjeni nevojën për të larë djersën çdo ditë ose ndoshta edhe dy herë në ditë. Dhe temperaturat më të ftohta do të thotë që djersiteni më pak, kështu që ndoshta keni nevojë të bëni dush më rrallë. Lëkura juaj mund të bëhet shumë e thatë dhe e ndjeshme gjatë muajve të dimrit, dhe dushi çdo ditë mund ta irritojë atë.

Si ta bëni lëkurën që ta dojë dushin

Përveç sa shpesh bëni dush, mënyra se si e bëni atë gjithashtu ndikon në lëkurën dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ulni nxehtësinë. Uji shumë i nxehtë mund të heqë vajin nga lëkura, i cili i duhet asaj për të shkëlqyer.

Zgjidhni pastrues pa aromë. Aromat kanë kimikate që mund të jenë potencialisht të dëmshme për lëkurën.

Lahuni për pak minuta. Dermatologët rekomandojnë që të qëndroni në dush maksimumi dhjetë minuta.

Evitoni sapunin. Ju nuk keni nevojë të laheni me sapun çdo herë që bëni dush. Zonat e vetme që duhet të lahen me sapun janë fytyra, pjesët intime dhe sqetullat.

Pas

Si ta kontrolloni sikletin që ju kap sa herë përballeni me fiksimin tuaj!

Para

Ekzekutimi i Saimir Hoxhës/ Policia “blindon” Lezhën, kontrolle në gjithë qytetin

Para
Ekzekutimi i Saimir Hoxhës/ Policia “blindon” Lezhën, kontrolle në gjithë qytetin

Ekzekutimi i Saimir Hoxhës/ Policia "blindon" Lezhën, kontrolle në gjithë qytetin

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar