Me anë të deputetes Greta Bardelli, Partia Demokratike ka denoncuar faktin se shkolla e Thethit nuk është hapur ende për nxënësit, edhe pse zyrtarisht mësimi në sistemin parauniversitar ka nisur më 27 shtator.
Bardelli bën me dije se shkolla 9-vjeçare në Theth, njësia administrative Shalë, ende nuk është e hapur.
Sipas saj, fëmijët në këtë zonë nuk mund të jenë njësoj si nxënësit e tjerë në qendrën e qarkut Shkodër që e kanë filluar tashmë mësimin.
“Prindër, nxënës, banorë sëbashku me administratorin e njësisë, po ngrenë zërin për këtë fakt!
I bashkohem zërit të tyre, me cilësinë e përfaqësueses në Kuvend, që sa më parë të merren masat për zhvillimin e orëve të mësimit dhe gjendja ti kthehet normalitetit! Nxënësit e Thethit kërkojnë arsimim dhe nuk ju duhet asnjë lloj justifikimi i institucioneve! Sa më parë!”, shprehet Bardelli.