Në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës “World Policy Conference” që po mbahet në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat që në nisje të fjalës së tij.
Ai u shpreh se ndodhet në mes të kryeministrave më të gjatë në botë, por shtoi se Shqipëria ndodhet mes vendeve më të vogla në planet.
“Siç mund ta përfytyroni jam mes kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh. Por vendi im është mes vendeve më të vogla në botë. Nevoja ndaj është shumë e madhe. Do të përpiqem që t’i rezistojë tundimit dhe të përmbush këtë nevojë pa qenë i mërzitshëm, dhe shpresojë që mos të mërziteni.
Mendoj se globalizmi është këtu, për aq kohë sa ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh, pavarësisht hezitimeve dhe refuzimeve. Aksioni shumëpalësh duhet të ngelet për bashkëpunim. Të gjithë e dimë se ngrohja globale nuk është thjesht çështje e klimës, por dhe e zhvillimit. Për forcimin dhe paqen.
Sa më efektivisht do të merremi me të, aq më mirë do të parandalojmë përmbytjet, katastrofat natyrore. Sot pandemia COVID-19, një çështje globale ka marrë kaq shumë jetë, krahasuar me luftërat botërore. A jemi në gjendje të merremi të vetëm me këtë luftë? Jo!”, tha Rama.