• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Atentati ndaj Edison Begajt, arrestohet 36-vjeçari Mitri Prifti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet, Të gjitha
0
“Policia ishte tendencioze” U arrestua nga RENEA, flasin familjarët e Edison Begajt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

36-vjeçari Mitri Prifti, i shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së Edison Begajt në maj të këtij viti në fshatin Kaninë, është arrestuar sot nga policia e Vlorës. Mitri Prifti, me profesion jurist, banues në Tiranë, i maskuar dhe i veshur si polic, qëlloi me armë në drejtim të 41-vjeçarit në sy të fëmijëve. Në hyrje të banesës së tij Begaj u qëllua me 4 plumba dhe mbeti i plagosur. Policia njofton se Mitri Prifti ka tentuar të vrasë me armë zjarri Begajn për motive të dobëta, cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se Prifti e ka plagosur Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Ka qenë vetë Begaj ai që ka treguar fillimisht në polici në lidhje me sherrin, i cili është filmuar nga kamerat e lokalit dhe është bërë element kyç në zbardhjen e ngjarjes. Pas hetimeve policia ka zbuluar se gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpullë në publik dhe pak ditë më pas ka ardhur “hakmarrja” e tij duke kryer atentatin. Në vendngjarje u gjetën materiale të bollshme dhe prova biologjike. Dyshohet se Prifti ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe janë rezultatet e ADN që e implikojnë atë në këtë ngjarje. Begaj para se të ndodhte sherri e ka ndihmuar herë pas here Priftin për problemet që ka pasur, mirëpo ende mbetet e paqartë arsyeja e sherrit në lokal.





Për Priftin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Juristi është një emër i lakuar në 2016 kur përflitej se ka shërbyer si ndërmjetës gjatë një konflikti mes Emiljano Shullazit e kushëririt të tij Jani Zaka për një parking 1200 m katrorë. Atëherë Mitri Prifti deklaroi se kushëriri i tij, ndërtuesi Zaka, ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi, i cili donte t’i merrte një parking nëntokësor, në rrugën “Sali Butka”. Në një intervistë për Report TV ai tha se jo vetëm që nuk e ka takuar kurrë, por as nuk e njeh Shullazin.

Si u qëllua me armë Begaj?

Edison Begaj ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët, ora 23 20 mbrëmjen e dt 29 Maj. Ndërkohë që autori i maskuar dhe i kamufluar me rroba policie ka shtënë me arme ndaj tij. Ndaj Begajt është shtënë me katër plumba. Në dëshminë e tij të parë ai ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar.

41 vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”. Ndërsa në 18 qershor Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest shtëpie Edison Begajn, i cili u arrestua pasi u kap me ramë zjarri pa leje e fishekë, pas një aksioni të RENEA-s në Vlorë. /shqiptarja

Pas

Kriza në veri të Kosovës – Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit

Para

E rëndë! Ndërron jetë tek Infektivi një grua shtatzënë

Para
Të dhënat nga pandemia/ Ministria nxjerr njoftimin: Ja sa viktima dhe raste të reja ka për një ditë

E rëndë! Ndërron jetë tek Infektivi një grua shtatzënë

Të Gjitha

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

nga Fast News
09:30 | 10/08/2025
0

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

nga Fast News
09:00 | 10/08/2025
0

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

nga Fast News
08:30 | 10/08/2025
0

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

nga Fast News
08:00 | 10/08/2025
0

Recent News

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

09:30 | 10/08/2025
Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

09:00 | 10/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar