• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Të dhënat e EUROSTAT/ 234 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE që nga 2008. Gjermania vendi kryesor ku ikin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Të dhënat e EUROSTAT/ 234 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE që nga 2008. Gjermania vendi kryesor ku ikin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE), sipas statistikave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

Gjermania është vendi kryesor ku janë drejtuar ata që ikin në kërkim të një jete më të mirë. Sipas Eurostat, kërkesat gjithsej për azil në Gjermani për periudhën në fjalë ishin rreth 95 mijë, ose rreth 40% e totalit.

Shteti i dytë më i preferuar është Franca, me rreth 63 mijë kërkesa gjithsej për azil, ose 26% e totalit.
Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar, me 21 mijë kërkesa gjithsej (rreth 9%). Për Mbretërinë e Bashkuar të dhënat janë raportuar deri në fund të vitit 2020.

E katërta është Greqia, me 16.5 mijë kërkesa (7%), e ndjekur nga Suedia, me 4.5% të totalit.

Sipas viteve, numri më i madh i aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare (azil) është shënuar në vitin 2016, me gati 69 mijë, ku gati 80% kishin destinacion Gjermaninë. Vitet e mëvonshme, aplikimet u përgjysmuan, ndërsa në 2019-n u shënua një tendencë rritëse e lehtë (shiko grafikun: Kërkesat për azil në BE nga shtetas shqiptarë, sipas viteve).

Nga viti 2017, vëmendja u zhvendos nga Gjermania drejt Francës, që në 2019-n kishte gati gjysmën e kërkesave. Në 2020-n, pandemia i frenoi përkohësisht aplikimet, për shkak të karantinave dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht.

Ndërsa në verën e këtij viti po konstatohet sërish rritje e kërkesave për azil, ndonëse ende mbetet poshtë niveleve të para-pandemisë.

Sipas Eurostat, në korrik 2021 kishte 735 kërkesa për azil nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me rritje prej 24% në krahasim me muajin e mëparshëm. Shifra mund të ketë edhe më e lartë, pasi për korrikun nuk kanë raportuar ende të gjitha shtetet.

Gjithsesi, në raport me janarin 2020, kur nuk kishte filluar ende pandemia, kërkesat për azil mbeten pothuajse të përgjysmuara.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët vijojnë që të kenë vrullin më të lartë për t’u larguar, duke pasur në qershor trefishin e kërkesave të Serbisë, që renditet e dyta pas nesh (shih grafikun: Kërkesat për azil nga vendet e rajonit, janar 2020-qershor 2021).

Eurostat bëri të ditur se këtë vit dy shtetet më të preferuara nga azilantët janë Franca, që ka parë një rritje të fortë në korrik, me 650 kërkesa, nga 270 muajin e mëparshëm. Ndërsa në qershor, pas Francës renditej Greqia, me 165 kërkesa (ky shtet nuk ka raportuar ende për korrikun)./Monitor/

foto galeri

  • foto galeri
Pas

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 29 shtator 2021

Para

U vr a në krye të detyrës, sot mbahen në Pallatin e Kongreseve homazhe për nënkomisarin Saimir Hoxha

Të Gjitha

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

nga Fast News
19:58 | 18/07/2025
0

Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

nga Fast News
19:53 | 18/07/2025
0

Me hyrjen e Bullgarise në Eurozonë, Fibank forcon prezencën Europiane në Shqipëri

Me hyrjen e Bullgarise në Eurozonë, Fibank forcon prezencën Europiane në Shqipëri

nga Fast News
19:46 | 18/07/2025
0

Bizneset e shërbimeve pesimiste, parashikojnë ulje të punësimit

Bizneset e shërbimeve pesimiste, parashikojnë ulje të punësimit

nga Fast News
10:00 | 18/07/2025
0

Recent News

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

19:58 | 18/07/2025
Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

19:53 | 18/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar