• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kjo e sotmja ishte fitore momentale” Klodiana Lala parashikon çfarë pritet të ndodhë Saimir Tahirin brenda dhjetorit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Kjo e sotmja ishte fitore momentale” Klodiana Lala parashikon çfarë pritet të ndodhë Saimir Tahirin brenda dhjetorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala e sheh si një fitore momentale kalimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Apelin e GJKKO.

Sipas saj, vendimi mund të merret dhe me 2 seanca të zhvilluara por fillimisht duhet parë numri i gjyqtarëve.





Në Apelin e GJKKO, numri i gjyqtarëve është reduktuar kurse disa të tjerë mund të jenë në konflikt interesi me Tahirin pasi kanë qenë në Shkallën e Parë.

Lala parashikon se procesi i ish-ministrit përfundon brenda këtij viti ose para dhjetorit.

‘’Në këtë stad, fitore momentale e Tahirit, ish-ministrit të brendshëm që kërkonte prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm dhe kthimit me tjetër trupë gjykuese.

Tahiri në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë që duhet të ishte seancë e hapur dhe transparente, pasi Gjykata mbylli dyert. U lejua vetëm një gazetar brenda.

Tahiri kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit, u pranua. Ka pretenduar se ka pasur shkelje të rënda proceduriale, kanë qenë teknike, por në trupën gjykuese ka marrë pjesë Albana Boksi, gjyqtare e Apelit dhe anëtarë e Gjykatës së Lartë. Tahiri pretendonte se e bënte të cënueshëm vendimin pasi janë në konflikt interesi. Ajo dha dorëheqje, por nuk ja pranoi Gjykata.

Tashmë çështje rikthehet në Apel. Ajo çfarë duhet thënë, e zgjeruan sferën e rekursit që i kërkuan Gjykatës së Lartë që çështja të gjykohej në këtë Gjykatë, por nuk u mor në konisderatë.

Për ta sqaruar se është shumë teknike, SPAK iu drejtua Gjykatës, ose më saktë Krimet e Rënda i kërkoi Gjykatës dënimin për trafik droge. Gjykata për Krime të Rënda e kohës, pa u krijuar e Posaçmja, pushoi akuzën për trafik droge, e dënoi vetëm për shpërdorim detyre dhe 3 vite shërbim prove.

Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg, u vetëdorëzua, madje sot është në qeli dhe Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për lirim.

Tahirit duhet t’i komunikohej vepra e re, që të bënte mbrojtjen, dhe të bënte proces të rregullt ligjor. Duke mos e ndërmarrë këtë, z.Haxhia thotë që ka shkelje. E dyta, lidhet me të qenit Tahiri ministër i Brendshëm. Sipas Gjykatës ka lejuar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Sa i përket Apelit, nuk ka marrë në konsideratë, pra të merrej me themelin, pra qëndronte kjo akuzë apo jo. Ose të dënohet për trafik droge, ose pafajësi. Kjo është fitore e pjesshme. Apeli nuk zgjat shumë seanca, por duhet të arsyetojë vendimin Gjykata e Lartë.

Duke qenë se Tahiri kthehet në Apelin e Posaçëm, duhet parë nëse ka gjyqtarë mjaftueshëm, mund të hyjë në lojë dhe KLGJ. Mund ti kalojë në dorë dosja një gjyqtari që ka konflikt interesi. Pra shumica e gjyqtarëve në Apeli vijnë nga Shkalla e Parë. Pra që e kanë pasur në dorë dosjen e Tahirit. Maksimumi me dy seanca mbyllet në Apel, vetëm në rast se nuk merr vendim që ta kthejë në Shkallën e Parë. SPAK ditën e sotme kishte një kërkesë, duket sikur po e sulmoj, një nga prokurorët ka thënë të lihet në fuqi vendimi i Apelit dhe të marrë Shkalla e Parë në konsideratë akuzën e trafikut të drogës. Nëse pranohet kërkesa e SPAK atëherë Tahiri. Pritet që ky proces me shumë gjasë mbyllet brenda këtij viti, para dhjetorit.’’- tha gazetarja Klodiana Lala.

Pas

Disa fakte që ndoshta nuk i dinit për Ana Frank dhe “Ditarin” e saj…

Para

Me prindër të divorcuar dhe i rritur nga gjyshi, zbardhet e kaluara e 21-vjeçarit që ekzekutoi oficerin e policisë në Lezhë

Para
Me prindër të divorcuar dhe i rritur nga gjyshi, zbardhet e kaluara e 21-vjeçarit që ekzekutoi oficerin e policisë në Lezhë

Me prindër të divorcuar dhe i rritur nga gjyshi, zbardhet e kaluara e 21-vjeçarit që ekzekutoi oficerin e policisë në Lezhë

Të Gjitha

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

nga Fast News
08:30 | 07/08/2025
0

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

nga Fast News
08:00 | 07/08/2025
0

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

nga Fast News
07:30 | 07/08/2025
0

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Recent News

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

08:30 | 07/08/2025
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

08:00 | 07/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar