• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtetasit e huaj dhe emigrantët blenë një të tretën e pronave të shitura në gjysmën e parë të këtij viti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Shtetasit e huaj dhe emigrantët blenë një të tretën e pronave të shitura në gjysmën e parë të këtij viti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

32% e pronave të shitura në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të këtij viti u blenë nga individë me banim jashtë vendit.

Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave tregon se blerësit jorezidentë vazhdojnë të kenë një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshme në vend. Megjithatë, pesha e blerësve jorezidentë ndaj totalit ka pësuar një rënie të lehtë nga niveli 36% i dy gjashtëmujorëve të mëparshëm. Pothuajse 40% blerësve me banim jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

nxjerrëse dhe pasuritë e paluajtshme! Holanda në vend të parë vlerën e investimeve
Raporti i numrit të pronave të shitura për jorezidentët ndaj numrit total të pronave të shitura në vitet e fundit është rregullisht sipër nivelit të 30%, çka dëshmon se pesha e lartë e blerësve nga jashtë nuk përbën një zhvillim të përkohshëm. Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare. Kërkesa nga të huajt ose shqiptarët me banim jashtë vendit është një faktor plotësues që shpjegon rritjen çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.

Në mesin e këtij viti, Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me pothuajse 50% që prej vitit 2013. Gjashtë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rritja vjetore e çmimeve rezultoi 6.7%. Rreth 2/3 e subjekteve të intervistuara presin që çmimet e banesave të mbeten të pandryshuara gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, ndërkohë që pjesa e atyre që mendojnë se do të rriten është sa 28% numrit total të përgjigjeve.

Agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga shtetasit e huaj apo shqiptarët me banim jashtë vendit kanë një rol të rëndësishëm në këtë treg. Sipas tyre, së fundmi në treg po shfaqen shumë blerës nga Kosova, që interesohen për prona jo vetëm në bregdet, por edhe në Tiranë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i pronave të shitura nga subjektet e anketuara u rrit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti me 12% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, por ishte më i ulët me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, firmat dhe agjentët e anektuar raportuan 709 transaksione gjatë gjashtëmujorit të parë 2021. Sipas agjentëve, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. 80% e këtyre pronave rezultojnë të blera me kredi që mbulojnë deri në 60% të vlerës./shqiptarja

Pas

Presidentja e Komisionit Evropian sot në Tiranë, ja çfarë pritet të ndodhë

Para

Po vinin nga Burreli në Tiranë, aksidentohen tre vajza

Para
Po vinin nga Burreli në Tiranë, aksidentohen tre vajza

Po vinin nga Burreli në Tiranë, aksidentohen tre vajza

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

nga Fast News
08:30 | 15/01/2026
0

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

nga Fast News
08:00 | 15/01/2026
0

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Recent News

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

08:30 | 15/01/2026
7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

08:00 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar