Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Toka ka hyrë në shfarosjen e gjashtë masive. Studimi i shkencëtarëve suedezë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Toka ka hyrë në shfarosjen e gjashtë masive. Studimi i shkencëtarëve suedezë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sa reale është mundësia që njerëzimit të ketë hyrë në epokën e një zhdukjeje masive dhe kur mund të ndodhë ajo? Shkencëtarët thonë se kanë gjetur gjurmë “Po”-je për të parën dhe se ajo mund të ndodhë më afër nga sa është menduar deri më tani për të dytën.

Ata kanë studiuar algat e bakteret në ujërat e ndenjura dhe evoluimin e tyre. Ata thonë me bindje se Toka ka hyrë në një fazë zhdukjeje, e gjashta në 440 milionë vitet e fundit, që mund të jetë edhe pa kthim, pavarësisht përpjekjeve që mund të bëjë njeriu.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet e algave dhe baktereve sugjerojnë se po përsëritet shfarosja masive që besohet se ka ndodhur 251 milionë vite më parë, ku 90 për qind e kafshëve në Tokë u zhdukën. Kjo besohet se është shfarosja më e madhe e gjallesave që ka përjetuar ndonjëherë planeti ynë.

Sipas studiuesve nga Muzeu Suedez i Historisë Natyrore në Stokhol algat toksike dhe bakteret që tani po rriten në liqenet dhe lumenj pasqyrojnë karakteristikat e lulëzimeve që ekzistonin në periudhën e “Shfarosjes së Madhe”.

Ndryshimet aktuale në trupat e ujërave të ëmbla lidhen me një sërë aktivitetesh njerëzore duke përfshirë shpyllëzimin, humbjen e tokës dhe emetimin e gazrave serrë. Në studimin e botuar në Nature Communications, shkencëtarët thanë se lulëzimi i algave dhe baktereve janë të lidhura me ngjarjet që i paraprinë zhdukjes masive 251 mln vite më parë, duke e quajtur këtë korrelacion një “sinjal shqetësues” për ndryshimet mjedisore në të ardhmen.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shkencëtarët thonë se popullimi me alga toksike e baktere të tjera i ujërave të ëmbla jo vetëm që vret jetën tjetër në këto ujëra, por gjithashtu vonojnë rikuperimin e mundshëm të këtyre ekosistemeve me miliona vjet. Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët analizuan të dhënat fosile pranë Sidneit, Australi që mendohet se janë groposur gjatë dhe pas periudhës së “Shfarosjes së Madhe”.

Shumica e ngjarjeve të zhdukjes gjatë asaj kohe ishin për shkak të shpërthimeve vullkanike që ngritën temperaturat globale dhe lëshuan gazra serrë. Jo shumë më vonë, zjarret, thatësira dhe ngjarje të tjera ekstreme klimatike u bënë të zakonshme. I njëjti skenar, paralajmërojnë ata, aktualisht ka nisur në Tokë edhe aktualisht.

Mikrobet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të çdo ekosistemi të ujërave të ëmbla. Por me tepri, ata i kthejnë burimet e ujit në toksike dhe që vret gjithë jetën tjetër. Studiuesit suedezë thonë se për dallim nga 251 milionë vite më parë, kur shkaktarë të zhdukjes ishin vullkanet, sot shkaktar për zhdukjen e radhës të madhe, që sipas tyre ka nisur, është vetë njeriu dhe aktiviteti i tij. Ata paralajmërojnë se deri në 2100 aktiviteti mikrobik toksik do të zgjerohet në ujërat e ëmbla, duke shkaktuar efekte zinxhir që do të çojnë në një fazë tjetër të këtij procesi. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, të paktën jo për disa qindra-mijëra vite./shqip

Pas

Ekzekutimi i mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar, kush është i riu që punonte në restorant

Para

“Do kthehem në Shqipëri”. Davide Pecorelli tregon se pse sajoi vrasjen e tij në Pukë

Para
“Mund t’ia ketë mbathur me…” Inskenoi “vdekjen” e tij, miku i biznesmenit italian hedh dyshimet e forta

“Do kthehem në Shqipëri”. Davide Pecorelli tregon se pse sajoi vrasjen e tij në Pukë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

nga Fast News
14:46 | 15/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

nga Fast News
13:38 | 15/03/2026
0

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

nga Fast News
13:35 | 15/03/2026
0

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

14:46 | 15/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

13:38 | 15/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora