Deputetja e PD Grida Duma zbuloi se së shpejti partia e saj do të vijë me një paketë propozuese për Reformën Territoriale.
Ajo deklaroi në rubrikën “Opinion” se është diskutuar gjithashtu për komisione hetimore, ku një prej tyre mund të jetë për zgjedhjet e 25 prillit.
GRIDA DUMA: Pa shkuar te termi bashkëpunim. Nuk ka bashkëpunim, ka diskutime, argumentime. Është detyrim për vendin që si parlamentarët që vijnë nga socialistët dhe demokratët duhet të vijnë aty. S’ka bashkëpunim. Ka nevojë për një rritje të arsyetimit. Po na ndodh në seancat parlamentaret. Vendosëm që komisionet të jenë online. Nuk vendoset ashtu. Duhet arsye. Të lëmë përplasjet që bëjnë shoë. Edhe ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve, jo vetëm ata.
Reforma Territoriale, e kam thënë është elektorale jo territorial. U mblodhën në disa Bashki disa copëza territoresh e jepnin rezultat fitoren e partisë së majtë. Ajo që u mbështoll paketa ishte që do të rrisim shërbimet ndaj qytetarëve. Kji ushte njëra anë. Bashkim, do fitojmë autonomi dhe do të marrin më shumë fonde. Do i mirë menaxhojnë dhe s’do kenë justifikimin që nuk na jep pushteti qëndror. Elementi i tretë ishte mirëmenaxhimi i territorit. Tre kolonat do të përmirësoheshin. Nuk është politike, nuk është opozitare, kanë bërë mbrapsht që të gjitha. Shërbimet sidomos në zonat e Bashkive, lënë për të dëshiruar.
Çfarë ka ndodhur me zonat rurale dhe qendrat shëndetësore? Zero shërbim.
Nuk është çështje dëshire si do të donim en të ishte, ne e kemi nisur këtë proces me disa variabla. Do bëhen publike ditët në vijim, ekspertët kanë nisur punën. Jo më logjikë elektorale. Marrjes pushtet aty ku pushteti vendor ka nevojë për t’i shërbyer qytetarëve.
Nëse diku ekziston justifikimi s’kemi aq lekë, s’mund të shkojmë te ngjarja reale. Është duke u parë ana financiare. Ana e menaxhimit dhe mosprekjes së autonomisë. Ka nisur në nivel ekspertësh në ato dokumente që kemi filluar, me disa propozime që kanë qenë. Është kërkuar që gjithë aksionerët si kryetarët e degëve që prekin problematikat në degë janë pjesë e një konsultimi teknik e professional që ata hasin tek Bashkitë. Do të vijë shumë shpejt një paketë propozuese.
Ne po bëjmë këtë proces, do e kemi të hapur për publikun në momentin e propozimit. Ata që janë njohës të territorit, që s’janë të PD, do të jenë të lirë. Në atë moment do të shikoni dhe mendoj e besoj, do të jem shtrënguese që të dëgjojmë ekspertët në emër të qytetarëve. Unë mendoj që nuk është premtim alla-elektoral shqiptar në sensin ironik të fjalës.
PYETJA: Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandateve të anëtarëve të Vettingut
GRIDA DUMA: Absolutisht po konsiderojmë gjithë qëndrimin tonë. Vendimi do të merret nga hierarkia, parlamentarët e grupit të PD. Është një vendim që duhet parë me syrin e arsyes. S’ka ende qëndrim për këtë çështje. Kur ta marrim do të informoheni. Askush nuk thotë apriori një përgjigje, këto janë elementë që do e përcjellin. Unë besoj se po, kemi hedhur të gjitha alternativat. Do të dalim me një vendim të përgjegjshëm. Duhet të vijë si paketë. Nuk është çështja të lëvizim një gjë, që mund të vlejë. Drejtësisë i duhet dhënë shansi, më pas gjykuar. Ne duhet të tregojmë se ajo duhet të funksionojë. Besoj do të qëndrojmë në këtë trajektore.
PYETJA: Do të ketë kërkesë për komisione hetimore?
GRIDA DUMA: Është diskutuar, janë bërë shumë propozime, shumë të rëndësishme. Duke nisur nga ‘thembra e Akilit’, jo se nuk fitoi PD në zgjedhjet e 25 prillit. Duhet të gjejmë qoftë nëpërmjet komisioneve hetimore që mos jetë vetëm akuzë po kauzë. Komisioni hetimor duhet të vërtetojë vlerën e fjalës së opozitës. Duhet të hetohen, me emër e mbiemër personal. Nuk është më çështje akuzash, por kauzash. Sot qasja e të marrit vendim të përbashkët sidomos në grup parlamentar prevalon në PD. E kam nisur këtë se është një kauzë që duhet kthyer në kauzë.
PYETJA: A jeni në situatë të vështirë?
GRIDA DUMA: Jemi në situatë serioze, reflektive dhe kritike. Do të mundemi. Padiskutim formula ecën. Ndarja e punës është njëra gjë, që ka nisur me hapin e duhur. Mund të ketë plot për të përmirësuar. E dyta kriteri i performancës. Do të kalojnë në parti modern, jo masive. PD është heroike, i thonë 8 vite plus në opozitë.
Kam thënë në Kuvendin Kombëtar të PD, kush është fjala e duhur që të bëhs sakrificën. Opozita është e vështirë, por dhe mision. Ka njerëz në vështirësi, por kanë dëshirën për të kryer këtë mision.
Të gjitha asetet që nga grupi parlamentar që e shoh cilësor, në arenën publike të komunikimit, deri të gjitha instancat e PD, sekretariatet, pa hequr asnjë pikë, dhe sot e them shumë më tepër se sa dje, rolin e kryetarëve të degëve.
PYETJA: Debati mes jush dhe Shehajt?
GRIDA DUMA: Debatet në dyert e mbyllura duhet të mbeten të mbyllura. Nëse ka diçka për të thënë e themi publikisht. Ajo që unë sot mund të them është që të bëjmë çfarëdolloj debate të mundshëm, por duhet vetëm një rezultante, qetësues dhe zgjidhës për demokratët e thjeshtë. Sepse nëse ka një gjë që unë sot kam reflektim është që faktin, të vërtetën, ajo që unë nuk pranoj dot sot është me qartësi, demokratët nuk e meritojnë këtë. Në këto vite që nuk janë pak. Të tjerë kanë dhe 30 vite. 1 dekadë eksperiencë, takime, përvojë me demokratët nga jugu në veri, kam arritur në një moment të them që dalloj një demokrat nga socialist që në portret. Arrij të dalloj kriterin thelbësor në sy, ka një lloj humanizmi nga demokratët, janë njerëz të cilët kanë ardhur nga perspektiva të ndryshme, sup më sup për të përballuar sfidat.