• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Që prej asaj kohe nuk e fus dorën në xhep” Rama kujton kritikën që i ka bërë Rexhep Qosja

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Që prej asaj kohe nuk e fus dorën në xhep” Rama kujton kritikën që i ka bërë Rexhep Qosja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është takuar në Kosovë dhe me akademikun e profesorin Rexhep Qosja.

Në prani dhe të homologut Albin Kurti, ai vlerësoi lart figurën e Qoses dhe nuk la pa kujtuar këshillat apo kritikat që ai ka bërë.

Rama e konsideron Qosen, “zotni burrë” dhe një intelektual e patrioti të palëkundur. Kreu i qeverisë solli në vëmendje një artikull kritikues të Qoses, kur ai ishte në opozitë.

Gjate ceremonise, Rama vlerëson Rexhep Qosen me dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes”

“Ti shprehësh mirënjohjen dhe të nderosh një njeri të admirueshëm do të thotë të marrësh falas në këmbim uratën e tij.

Kjo nuk ka sesi të mos më lumturojë. Aq më tepër që unë jam vetëm kryeministri më i mirë mes artistëve, ndërsa profesori është më i larti i vetëdijshmëve të një gjuhe dhe gjaku përgjatë harkut të një jete të përputhur me periudha nga më të zymtat.

Vetëdija atdhetarë e Qoses është tipari dallues i një intelektuali dhe patrioti të palëkundur. Një zotoni burrë.

Profesor Qosja qëndron në kohë si shembull i gjurmimit të së mirës së përbashkët, në një vend kur zhurmat dhe pluhurat mendor e kanë dominuar prej kohësh mjedisin publik.

Ka qenë shumë vite më parë kur asa kohe nxënës në liceun artistik mes rafteve të librave të censuruara nga regjimi mua më ra në dorë një libër me titull anatomia e kulturës

Ishte i lejuar, por kishte një ndjesi tjetër dhe përçonte një armo tjetër nga botimet shabllone. Qysh atëherë unë u vura në gjurmët e autorit të atij libri që në ato fare pak fotot bardh e zi mua më ngjante si një dëshmitar i dinastisë së dëshmitareve të historisë shqiptare.

Kur flitej për Barletin apo për Gjeçovin mua ata më shfaqeshin me portretin e Rexhep Qoses.

Profesori i meriton të gjitha, për mua Rexhep Qosja hyn në ata njerëz që për mua është më fat dhe e konsideroj vetëm me privilegj që e njoh personalisht.

Mbase sot është dita për të thënë se nga koha kur isha në opozita sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa. Nuk e di sa i kujtohet të tjerëve, e kam fjalën kur njëherë gjate inspektimit ne nje shkolle si kryetar i bashkisë por edhe kryetar i opozitës kamerat më zunë gafil me duar në xhepa. Dhe ju vëzhgues i imtë më qortuat me një artikull që bëri bujë “Opozitë me duar në xhepa”.

Ishte një qortim shumë gërvishtës, që nisej me duar e mija në xhepa dhe bitisej në përfundime të hidhura të opozitës së asaj kohe.

Kritikët e mi janë të bindur që mua kritikat nuk më bëjnë përshtypje. Por unë ju sfidoj që të shikoni dhe gjeni një pamje të vetëm gjatë inspektimeve me duar në xhepa”, tha Rama.

Pas

Tirana pa energji elektrike/ OSHEE lajmëron: Nesër do të ketë ndërprerje në këto zona

Para

Macron sërish në telashe/ Pasi u gjuajt me shuplakë në publik, përballet me një tjetër situatë të papritur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar