Kryeministri Edi Rama mbajti një konferncë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.
Në fjalën e tij, Rama ka folur për situatën e krijuar në Kosovë mes tyre dhe shtetit serb pas vendosjes së respektimit të reciproitetit për targat.
Kreu i qeverisë është shprehur se e drejta është totalisht me Kosovën dhe jo Serbinë, duke shtuar se është e drejta e Kosovës që të vërë në zbatim një marrëveshje sic është reciproriteti për targat që është firmosur midis dy shteteve.
“Më vjen fort mirë të vizitoj Prishtinën pas vizitës në SHBA, ku cështja e njohjes së Kosovës ishe një ndër përparësit e vizitës tonë në Nju Jork dhe mbetet e tillë. Një nga përparësit e Shqipërisë në OSBE do të jetë lëvizja e njohjes nga të gjiithë e Kosvës e realitetit të pathyeshëm.
Nuk ka asnjë diskutim që në radhë të parë që Serbia… është Serbia që duhet të njohe dhe është për të ardhë keq që në vend të ketë përparim, sot jemi përballë manovrave qesharake në kufi me shtetin e Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serb si kunder pretendohet.
Ato në fakt nuk mbrojnë serbët në kufi, siç pretendojnë vetë qeveria e Kosovës dhe disa gjeneralë të ushtrisë së humbur të Serbisë në luftën me Kosovën. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë shumë të sigurt. I paguhen edhe faturat e energjisë elektrike si askund në botë. Institucionet atje janë pikërisht për t’i shërbyer atyre qytetarëve serbë, të cilët janë pengje të stanjacionit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. E drejta është me Kosovë dhe jo me Serbinë. Kanë të drejtën e zbatimit të reciproritetit.
Qeveria shqiptare e ndan bindjen se problemet duhet zgjidhur me dialog. Kjo është një mundësi e mirë për të treguar edhe një herë gadishmërinë për dialoog dhe për t acuar dialogun në një nivel të ri”, tha Rama.