“Doja ta trembja dhe jo ta qëlloja me armë”.
Kjo është dëshmia që ka dhënë në polici Fadil Likaj, 30-vjeçari nga Shkodra i cili një ditë më parë plagosi ish-të dashurën e tij.
Ngjarja ndodhi në Vlorë, ndërsa i riu i arrestuar pak momente më pas, ka rrëfyer shkakun e konfliktit me vajzën nga Berati.
Kjo e fundit kishte vendosur të ndahej nga Likaj por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë fakt.
Sipas raportimeve, Likaj e ka tërhequr ish të dashurën zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën duke e qëlluar me plumb afër kokës.
Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën.
Likaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentative, si dhe posedim të armëve dhe municioneve luftarake pa leje.