Mëngjesin e sotëm ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj ndjekësve në lidhje me mendimet që bën publike.
Ai bën të ditur se do të vazhdojë të shkruajë çfarë i do ‘kokrra e qejfit’ ndërsa iu kërkon atyre që nuk i pëlqejnë mendimet e tij të mos e ndjekin në rrjetet sociale, ose përndryshe do t’iu bëjë ai vet ‘bllok’.
REAGIMI I PLOTE:
UNFRIEND,
UNFOLLOË,
ose
BLOCK
Janë opsione që i ofron Facebook për të gjithë ata që më kërkojnë llogari pse mendoj, apo më tregojnë se cfarë duhet të mendoj e të shprehem!
Ky është një mur elektronik personal dhe përmban mendimet e mia e të askujt tjetër. Mosdakordësia me këto mendime është e mirëpritur, por kërkesa e llogarisë jo!
Fyerjet e shpifjet jo e jo!
Sa më takon komentoj veç mbi fakte të njohura publikisht dhe me njohjet që kam për shtetin, ligjin, administadën dhe shoqërinë. Moral kujt nuk i bëj. Nuk i përkas asnjë anë politike dhe nuk kam asnjë interes partiak.
Ata që vijojnë të komentojnë me fjalët “ti ke qenë…” duhet të kuptojnë se kam qenë ky që jam. Ndaj dhe jam këtu ku jam e jo aty ku janë shokët e mi.
Ndaj llogari nuk i jap askujt përse mendoj e shprehem. As për temën për të cilën shprehem.
Kështu ma do kokrra e qejfit tek e fundit!
Gjithmonë opsionet që solla në vemendje në krye të këtij reagimi janë në dispozicion. Mua më nderoni nëse zgjidhni vetë njërin prej tyre. Përndryshe të paktën 2 prej tyre i kam në dorë edhe unë ti zgjedh…
Shëndet!
*****
Ah edhe një gjë, mos bëni like kot këtu kur hidhni vrer për mua nëpër faqe të tjera. S’mund të jemi miq as në kushte hipokrizie!