Një aksident masiv është regjistruar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë 5 makina.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja me iniciale S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.