• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ne jemi gati për luftë” Avokati i njohur parashikon lëvizjen që do bëjë Fatmir Mediu pas rihapjes së dosjes

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Ne jemi gati për luftë” Avokati i njohur parashikon lëvizjen që do bëjë Fatmir Mediu pas rihapjes së dosjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Rihapja e çështjes për ish-ministrin Fatmir Mediu është komentuar nga avokati i familjarëve të prekur nga tragjedia e Gërdecit, Dorian Matlija si dhe nga gazetara Klodiana Lala.

Sipas avokatit, hapja e gjykimit ndaj Mediut nuk është lojë ose shoë, sepse ai beson te drejtësia e re.

Nga ana tjetër, Lala deklaroi se kjo është një dosje që përfshin jo vetëm zyrtarët e thjeshtë, por është një histori korrupsioni shtetëror e nivelit të lartë.

PJESE NGA DISKUTIMET:

Avokati i familjes Durdaj: Është një lajm i mirë heqja e pengesës për të vazhduar gjykimin. Ky është një hap paraprak, që i ka hapur rrugën hetimit, i cili është pritur prej kohësh. Ky është një proces shumë i koklavitur dhe ka shumë prova, që duhet të merren në shqyrtim. Hetimi nuk do të jetë aspak i lehtë.

Lala: Çfarë mendoni ju si avokat, cila do të jetë strategjia që do të ndjekë ish-ministri Mediu?

Matlija: Mendoj se do të bëjë ankim në Gjykatën e Lartë. Më pas, kjo nuk është se do të afektojë detyrimisht zhvillimin e gjyqit, që do të bëhet me kërkesë të SPAK. Janë një tërësi veprimesh për t’u kryer, që tani janë të paparashikueshme.

Lala: Avokati i Mediut ka ngritur një pretendim, se nuk mund të revokohej një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi sipas tij, kjo e fundit është një gjykatë supreme. Aktualisht që ne flasim, në momentin që gjyqtarja do të shqyrtojë këtë vendim dhe do ja dërgojë SPAK, kjo e fundit ka për detyrë ta marrë vendimin dhe ta çojë më pas te Gjykata e Posaçme. Pra, ne kemi një gjykatës paraprak që do të vlerësojë nëse ky vendim do të kalojë për gjykim.

Matlija: Ne jemi gati për këtë luftë, kemi qenë gjithmonë gati për një betejë të tillë. Në momentin e seancës paraprake, ende nuk futet pozicioni i familjarëve të viktimave. Ne kemi dosjen me prova, e kemi marrë që më 2009, na e ka dhënë prokuroria me DVD, me të gjitha materialet.

Lala: Mediu mund t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, për t’i kërkuar pezullimin e nisjes së hetimit në Shkallë të Parë dhe kjo gjë do të ndodhë. Për momentin, të gjitha gjasat janë që kjo dosje do të mbërrijë në Gjykatën e Lartë. Kjo ka qenë një ndër dosjet më të bujshme në 15 vitet e fundit. Nuk dihet nëse Mediu është fajtori i vetëm, por tragjedia e Gërdecit nuk ndodhi me përfshirjen e disa zyrtarëve të thjeshtë, por është një histori korrupsioni shtetëror. Nuk marr guximin ta them nëse Mediu është fajtor. Unë si gazetare kam konstatuar në sallën e gjyqit se ka shumë detaje e fakte për përfshirje në nivele të larta. Jam e mendimin se për atë dosje nuk është bërë drejtësi dhe e inkurajoj drejtësinë e re të bëjë drejtësi. Do më dhimbte shumë nëse drejtësia e re po bën një shoë, thjesht për të bërë sikur funksionon. Nëse e kanë marrë seriozisht këtë çështje, le të zbardhet, fajtorët të shkojnë para drejtësisë. Kjo dosje do të dojë rrugën e saj.

Matlija: Nuk besoj se është një shoë, do të ishte shoë nëse nuk do të ishte motivuar nga familjarët. Nuk besoj se kjo është një lojë e politikës apo e drejtësisë së re. Situata është e çiltër. Besoj se do të bëhet drejtësi. Unë dua që çështja të gjykohet dhe të zbardhet e vërteta.

Pas

“Më në fund do kthehemi në normalitet” Ky është shteti në Europë që shfuqizon masat kufizuese

Para

Çfarë po ndodh? Yuri Kim ‘mësyn’ në selinë blu, takim urgjent në zyrën e Bashës

Para
Çfarë po ndodh? Yuri Kim ‘mësyn’ në selinë blu, takim urgjent në zyrën e Bashës

Çfarë po ndodh? Yuri Kim ‘mësyn’ në selinë blu, takim urgjent në zyrën e Bashës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar