Policia greke e seksionit Evrotas ka arrestuar mbrëmjen e së martës në Sparta një 29 vjeçar shqiptar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Ai akuzohet për vrasje me paramendim ne bashkëpunim, të cilën e ka kryer në Shqipëri me 4 tetor 2012.
29 vjeçari qëndronte në Greqi në mënyrë të paligjshme pa dokumenta.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur do të paraqitet në prokurorinë e Apelit në Nafplion.