Kryeministri Edi Rama ka mbërriur në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit Ekonomik.
Rama së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë bërë një shëtitje pasditen e sotme, në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit.
Gjatë kësaj ecjeje ku ndodhet edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.
Rama tha për Top Channel se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot e njohim si minishengeni, por është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë takim.
Për këtë emër kanë qenë skeptikë edhe Bosnja e Mali i Zi pasi disa herë i janë bashkuar tryezave të mëparshme.