• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E goditën me sende të forta” Vdekja e kryefamiljarit, arrestohet gruaja dhe vajza

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“E goditën me sende të forta” Vdekja e kryefamiljarit, arrestohet gruaja dhe vajza
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme policia ka konfirmuar arrestimin e Mine Lezit 52 vjeç dhe vajzës së saj Aida Lezit, 21 vjeç.

Të dyja akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Ylber Lezi, 47 vjeç.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në banesë, kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Ylber Lezi”, bëjnë me dije uniformat blu.

Nënë e bijë akuzohen për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Më herët, policia bëri me dije se rreth orës 22.30 të së Dielës, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat erdhi një telefonatë që lajmëronte se në banesën e Ylber Lezit, në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, po ndodhte një konflikt në familje.

Kur efektivët shkuan në banesë, ku Mine Lezi ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Në këto kushte, policët kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete kryefamiljarin Ylber Lezi.

Lidhur me ngjarjen, u shoqëruan në Komisariat bashkëshortja e viktimës Mine Lezi, 51 vjeçe dhe vajza e tyre Aida Lezi, 21 vjeçe. Më vonë, policia konfirmoi arrestimin e tyre duke i akuzuar për vrasjen e 47-vjeçarit.

Familja jetonte në ksuhte të vështira ekonomike, ndërsa raportohet se kryefamiljari kishte shkuar i dehur në banesë mbrëmjen e djeshme. Megjithatë, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me dinamikën e krimit në familje.

Pas

“Më zuri gjumi” Me pranga në duar, del fotoja e shoferit shqiptar që shkaktoi aksidentin me 10 viktima në Kroaci

Para

Si u infektua 51-vjeçari? Dalin detajet nga rasti i parë i konfirmuar me Delta në Elbasan

Para
Si u infektua 51-vjeçari? Dalin detajet nga rasti i parë i konfirmuar me Delta në Elbasan

Si u infektua 51-vjeçari? Dalin detajet nga rasti i parë i konfirmuar me Delta në Elbasan

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar